Daçiq në takim me homologun e tij rus Lavrov, falënderon Rusinë që s’e pranon pavarësinë Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë takimit me homologun e tij rus Sergey Lavrov, në Moskë, ka shprehur “shumë lëvdata e falënderime” për Federatën Ruse, për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ne jemi fort falënderues ndaj Rusisë, kur vije puna te mbështetja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Përkrahja që na ofroni sa i përket Kosovës, është shumë e rëndësishme për ne. Dhe personalisht të falënderoj ty për mirëkuptimin dhe ndihmën e madhe që na ke ofruar, në secilën situatë , kur ne ju kemi kërkuar ndihmë”, ka deklaruar Daçiq.
Kurse, Lavrov i cilësoi raportet ruso-serbe të jashtëzakonshme. Në takim njoftohet se është thënë se meritë për këtë aleancë kanë presidentët e dy shteteve.
Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është ndër presidentët e rrallë që i dërgoi letër uruese për rizgjedhje në krye të Kremlinit, Vladimir Putinit. Ky proces zgjedhor kontestohet nga bota perëndimore. Ndërkohë që janë bërë dy vjet qëkur Rusia ka nisur pushtimin ushtarak të Ukrainës.
Serbia përkundër thirrjeve të shumta ndërkombëtare, deri tani ka refuzuar që t’i vendos sanksione Rusisë.
Më shumë storie
Von Cramon: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës të ndalet menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës...
Emanuel Macron bisedë telefonike me Kurtin: Zbatim të plotë të marrëveshjeve
Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti, ka bërë të ditur Presidenca franceze...
Temë diskutimi në KS të OKB-së ishte edhe sulmi në Banjskë dhe Asociacioni
Në mbledhje e KS foli edhe Samuel Zhbogar, ambasadori i Sllovenisë në OKB. Ai ka thënë se Sllovenia e mbështet...
Të hënën përballen Osmani dhe Vuçiqi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën,...
Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami lobon për Kosovën në Kongresin Amerikan
Kërkon që Kongresi të angazhohet më shumë për Kosovën, të ndihmojë Ushtrinë dhe kapacitetet e saj mbrojtëse Nga Ruben Avxhiu...
Mirosllav Lajçak: Pa normalizimin e marrëdhënieve nuk ka të ardhme evropiane
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe...
Average Rating