Vrasja e Liridonës, Pacolli: Aktorët e krimit të marrin dënimin maksimal

Read Time:1 Minute, 27 Second

Për vrasjen e Liridonë Murselit, e cila ka ndodhur të mërkurën, ka reaguar Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së.

Ai përmes rrjetit social Facebook, është shprehur i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën, siç bën të ditur ai, ka njohur personalisht.

Ndryshe, burri i Liridonës, Naim Mureli, i cili dyshohet se ka gisht në vrasjen e saj, ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit.

Pacolli, megjithatë, përgëzoi Policinë e Kosovës për punën e tyre që po bëjnë për zbardhjen e këtij rasti të rëndë dhe bari thirrje organeve të drejtësisë që personat të cilët janë përgjegjës për këtë akt të, marrin dënimin maksimal.

“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë e re, e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. E përgëzoj Policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bën për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i paparë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrë dënimin maksimal për këtë. Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. E pabesueshme dhe e trishtueshme.  Jam ende i shokuar!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se kanë arrestuar dy persona, të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në rrugën “Dalip  Alshiqi”, në Prishtinë, të mërkurën në mbrëmje.

Mësohet se njëri nga të arrestuarit është, Naim Murseli, bashkëshorti i gruas së vrarë, Liridona Murseli, si dhe një person tjetër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë
Next post Prokuroria e Kosovës: Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes