Lëvizja Për Bashkim: Vendimet politike nuk mund ta ndërrojnë karakterin e një lufte
Pas dënimit të Sali Mustafës në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka reaguar Lëvizja Për Bashkim e cila këtë dënim e quan drakonik ndaj një luftëtari të lirisë.
“Që nga mënyra e krijimit, nga presioni i jashtëzakonshëm ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës dhe mbi përfaqësues të saj, nga kërcënimi publik se “nëse nuk e formojmë ne, e formon Rusia në kuadër të OKB-së”, e deri te qëllimi i hapur i saj (“të dy palët fajtore” dhe “pajtimi i palëve”), – ka qenë e qartë se kjo gjykatë nuk do të ndajë drejtësi, por do të shpallë vetëm vendime politike. Kjo edhe ndodhi sot”, konsideron LB.
Ky subjekt politik thuhet se nga fillimi ka qenë kundër krijimit të kësaj gjykate, “e veçanërisht jo para se ta marrë dënimin e merituar agresori dhe mekanizmat e tij, të cilët janë përgjegjës për shumë masakra të tmerrshme në Kosovë dhe për mijëra dhunime e për shkretimin e plotë të Kosovës”.
“Lëvizja për Bashkim mbetet e paluhatur dhe e bindur thellë se, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë e të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për ta njollosur atë, lufta jonë ka qenë e drejtë e çlirimtare!”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Ndryshe, sot pas një procesi të gjatë, Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë dënuar me 26 vjet heqje lirie, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
Më shumë storie
Emanuel Macron bisedë telefonike me Kurtin: Zbatim të plotë të marrëveshjeve
Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti, ka bërë të ditur Presidenca franceze...
Veprimtari dhe Profesori Ibrahim KADRIU, nga Presheva i Ftuar Nderi në ,,Takimi i Madh i Prishtinës, i 27 prillit 2024″
Ish-Kryetar i Kuvendit për Autonomi të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, në Referendumin e mbajtur më datën 1 e 2 mars të...
Dështoi iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt me radhë, për procesin e votimit për apo...
Vjosa Osmani, Hovenierit: Serbia bëri shkelje serioze të të drejtave të njeriut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin e rregullt ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka theksuar shkeljen serioze të të...
Oda Amerikane: Serbia po e shkel Marrëveshjen për Normalizim
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga...
Jorn Rohde reagon për bllokimin e kosovarëve në kufi
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar rreth bllokimit të 15 autobusëve me targa të Kosovës në kufirin...
Average Rating