Policia e Kosovës bastis një shtëpi në veri, gjen uniforma policore e ushtarake dhe shok-bombë

Read Time:48 Second

Pasditen e sotme, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për gjësende të kundërligjshme. Pas kontrollit janë sekuestruar prova të ndryshme, teksa tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se në shtëpinë që u bastis janë gjetur disa uniforma policore dhe disa ushtarake, por edhe një shok bombë e pajisje të tjera.

Sipas informacioneve të para, shtëpia që u kontrollua dyshohet se ka qenë e pabanuar dhe nuk dihen detaje të tjera nëse persona të caktuar e kanë shfrytëzuar për strehim apo si kanë përfunduar uniformat që u gjetën aty bashkë me mjetin shpërthyes.

Njësitë policore që intervenuan në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar të gjitha dëshmitë, ndërkohë që lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të tij tashmë është iniciuar hetim dhe brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren edhe veprimet e tjera të nevojshme.

/GazetaSinjali/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Historia e Dinastisë princore te familjes Markagjoni e paraqitur me argumente shkencore</strong>
Next post Policia e Kosovës: Radoiçiqit i konfiskohet një skaf