Maqedonia e Veriut nesër nis procesin e negociatave për anëtarësim në BE
Me organizimin e konferencës ndërqeveritare edhe zyrtarisht nisë procesi për të cilin Shkupi zyrtar ka pritur 17 vjet. Kjo u mundësua pasi të shtunën e kaluar, Parlamenti i Maqedonisë së veriut votoi pro propozimit francez i cili mundësoi heqjen e vetos bullgare që bllokonte procesin duke insistuar në zgjidhjen e kontestit bilateral që kryesisht ka të bëjë me gjuhën dhe historinë.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell ka cilësuar se do jetë ky moment historik dhe se me këtë veprim do shtohet angazhimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
Ndryshe, sipas praktikës së etabluar, në Konferencën Ndërqeveritare ku shënohet hapja e negociatave, marrin pjesë përfaqësuesi i vendit që negocion anëtarësimin me Brukselin, përfaqësuesi i vendit që kryeson Bashkimin Evropian si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian.
Vendi që hap procesin e negociatave në konferencën e parë ndërqeveritare përfaqësohet nga niveli më i lartë politik.
Njëkohësisht pritet që këtë proces ta nisë edhe Shqipëria e cila nuk kishte konteste bilaterale me asnjë shtet të BE-së por mbeti peng i vetos bullgare meqë trajtohej në të njëjtën pako me Maqedoninë e Veriut.
Shpejtësia e procesit negociator asnjëherë nuk është e barabartë për shtete që janë në proces meqë gjithçka varet nga niveli i implementimit të reformave që janë të domosdoshme për avansim në negociatat e anëtarësimit. Konsiderohet se sikur Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut janë shumë më të avansuara në krahasim me Serbinë dhe Malin e Zi në momentin kur ato kishin nisur procesin.
Gjeraqina Tuhina/RTK/Bruksel
Më shumë storie
Këshilli Evropian: Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së
Sot, ka nisur shqyrtimi i raportit për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka njoftuar faqja zyrtare...
Rrezarta Krasniqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE hap i rëndësishëm për Kosovën
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës,...
Besnik Bislimi, pas takimit: Edhe një takim javën e ardhshme
Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, Lajçak, Bislimi dhe Petkoviq, pa marrëveshje. Një takim tjetër do të mbahet javën e...
Miroslav Lajçak: U sqaruan detaje të rëndësishme, takohemi sërish javën tjetër
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se diskutimet në Bruksel në kuadër të dialogut, kanë ndihmuar...
Viola von Cramon-Bërnabiqit: Marrëveshjet nuk ndikojnë në rrugën e Kosovës në KiE
Eurodeputetja Viola von Cramon dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq kanë replikuar në platformën “X”. Cramon i ka...
O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar...
Average Rating