Mimoza Kusari-Lila: Nga takimi i Zvicrës Asociacioni nuk përfshihet në non-paper

Read Time:3 Minute, 4 Second

RTK ka siguruar një non-paper që doli si rezultat i një takimi të delegacionit të Kosovës me përfaqësues nga pozita e opozita me delegacionin serb në Zvicër. Mimoza Kusari-Lila, e cila përfaqësoi Vetëvendosjen, tha se në këtë takim u theksua domosdoshmëria e normalizimit të raporteve mes dy vendeve, derisa Asociacioni nuk përfshihet në non-paper.

Zhvillimet në veri të vendit, marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë si dhe domosdoshmëria për arritjen e marrëveshjes finale u diskutuan në një takim që u mbajt në Zvicër javë më parë, në të cilin përfaqësuesit e të dyja vendeve nënshkruan një non-paper.

Mimoza Kusari-Lila e cila përfaqësoi Vetëvendosjen, tha se në këtë takim u theksua domosdoshmëria e normalizimit të raporteve mes dy vendeve, derisa Asociacioni nuk përfshihet në non-paper.

 “Në këtë non- paper nuk përmendet askund asociacioni, ose domosdoshmëria për të bërë diçka. diskutime ka pasur natyrisht, përfaqësuesit serb kanë kërkuar themelimin e asociacionit serb kohë më parë, përderisa nuk janë përgjigjur asnjëherë në pyetjen që unë ia kam parashtruar në atë rast se cilat janë të drejtat që u mungojnë komunitetit serb në Kosovë që do të mund të realizoheshin përmes themelimit të asociacionit, që përgjigje nuk ka pasur, për këtë arsye edhe nuk ka pasur dakordim për të pasur asociacionin në këtë non-paper”, tha Kusari-Lila.

Në dokumentin e nënshkruar nga të dyja vendet të cilin e ka siguruar RTK, thuhet se në takim u shkëmbyen pikëpamjet për marrëdhënie të mira dhe adresim të çështjeve urgjente.

Sipas dokumentit, në takimin e mbajtur në Solothurn të Zvicrës nga 10-12 nëntor, bisedimet u zhvilluan në një atmosferë besimi, konstruktive dhe të hapur, duke supozuar për qëllime të mira.

Në takim, pjesëmarrësit ranë dakord për pikat e mëposhtme:

1. Lufta në Ukrainë ka krijuar një moment strategjik për një proces të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike;

2. Është në interesin e përbashkët kombëtar të Kosovës dhe Serbisë që të zhvillohen marrëdhënie të mira, të qëndrueshme dhe të parashikueshme.

3. Pas ngjarjeve të fundit, pjesëmarrësit nga Serbia dhe Kosova janë shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë, veçanërisht në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Derisa bashkësia ndërkombëtare ka rolin e saj, Kosova dhe Serbia mbajnë përgjegjësinë kryesore për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në vend. Duhet të ndërmerren veprime specifike pa vonesë për të adresuar dhe korrigjuar situatën aktuale.

4. Pjesëmarrësit bëjnë thirrje që përpjekjet të shumëfishohen për të adresuar çështje afatgjata. Ata mirëpriten një iniciativë të fortë dhe të bashkërenduar të palës së tretë për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse. Kjo është e vetmja rrugë përpara. Arritja e një marrëveshjeje të tillë po bëhet urgjente.

5. Që kjo të ndodhë, pjesëmarrësit bëjnë thirrje për aktorët kryesorë ndërkombëtarë (BE, Gjermani, Francë, SHBA) të krijojnë një kornizë të re të fuqishme përcjellëse për të udhëhequr Kosovën dhe Serbinë përmes një procesi të negociatave që përfundimisht do të rezultojë në një marrëveshje të tillë.

6. Aktorët kryesorë ndërkombëtarë si palë me interesat e tyre legjitime në proces u ftuan së bashku me Serbinë dhe Kosovën, që të angazhohen për një qëllim të përbashkët përfundimtar dhe krijimin e një udhërrëfyesi për negociatat duke përfshirë edhe afatet kohore.

7. Pjesëmarrësit mirëpresin gjithashtu palë të tjera të treta me përvojë dhe të përkushtuar për ta mbështetur këtë proces sipas nevojës. Pjesëmarrësit kërkojnë që Zvicra t’ua dorëzojë këtë non-paper palëve përkatëse.

RTK ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga përfaqësuesit e partive të tjera që ishin në takim, PDK, LDK dhe AAK, por që nuk u përgjigjën.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Basha, shpalljet “non grata”, ligji i hapjes së dosjeve, Vetting-u dhe karantinimi i politikës së vjetër e korrupsionit
Next post Edi Rama falenderon Turqinë dhe Presidentin Erdogan për dronët luftarakë