Home » Vendore » S K A N D A L O Z E !?- Nga krerët e Komenës së Bujanocit nuk kanë të ndalur skandalet.

Një burim i sigurt i RTV-Spektrit mbrenda zyrës së OSBE-së nga Vranja i cili insistoi të mbetet anonim (emri i njohur për redaksin), na njoftoi për një skandal tipik shkollor se si kyeshefi i administratës komunale Farush Islami me ndihmën e Kryetarit të komunës Shaip Kamberi kanë keqpërdorur në mënyrën më flagrante pozitat e veta zyrtare

 

Organizata “PROGRES” – Programi i partneritet europian me 25 komuna të Sërbis, në mesin e të cilave është rradhitur edhe komuna e Bujanocit, është produkt dhe rezultat i dy donatorëve kyq: Unionit Europian dhe Qeveris Zvicrane, për ofrimin e ndihmës të Qeveris Serbe, për krijimin e kushteve më të mira të jetesës së popullatës në këto 25 komuna në vlerë financiare deri më 25 milion Euro.

Kjo organizat aktivitetet e veta i ka të ndara në katër komponente kyqe. :1.Qeverisja e mire. 2. Udhëheqja komunale dhe planifikimi zhvillimor. 3. Ekonomia shoqërore dhe infrastruktura e mjedisit hapësinor dhe, 4. Vetëdisimi dhe ngritja e rejtingut duke krijuar brendin e këtyre komunave. Kjo organizat para disa jave kishte shprehur nevojën për pranimin e një puntori administrativ, në mesin e aplikantëve të shumtë Shqiptar për këtë vend pune kishte aplikuar edhe gruaja e kryeshefit të administratës komunale të Bujanocit Farush Islamit, Evgjenije Islami. Konkurenca ishte e jashtëzakonshme, nga dëshira e madhe për të punësuar gruan e vetë, kryeshefi i administratës komunale kishte aktivizuar tërë potencialin që i’a mundësonte pozita momentale, nga ai kolegial dhe miqësor deri tek ai kërcënues, po që se nuk do të pranohet kandidati i preferuar i tij, kjo organizat nuk do ta marrë mbështetjen dhe bashkëpunimin nga komuna e Bujanocit. Nga frika se kryeshefi i administratës nuk do të mund ta kryej vetë këtë punë në ndihmë i’u bashkangjit edhe kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, i cili edhe vetë disa herë intervenoi në favor të kandidatit të preferuar.

Kjo mënyrë e veprimit nga ana e krerëve komunal të Bujanocit, pa masë i iritoi përfaqësuesit e organizatës “PROGRES”, për cka njoftuan edhe zyrën e OSBE-s në Beograd si dhe përfaqësuesit e Qeveris Serbe.

Pas veprimeve të këtij lloji dhe në këtë mënyrë, nuk është shumë vështirë të dihet pse nga komuna e Bujanocit po ikin donatorët dhe investitorët dhe pse komuna jonë erdhi në këtë gjendje të mjerueshme, e cila po zbrazet në heshtje. Një zyrtar i lartë mbrenda pushtetit lokal të komunës tonë, gazetarit të RTV-Spektrit i kishte thënë se ky nuk është edhe rasti i vetëm gjerë më tani i kushtëzimeve dhe keqpërdorimeve të tilla nga ana e kreut komunal, veprime të cilat qytetarëve tanë në këto momente katastrofale ekonomike po i kushtojnë shumë.

Mediumi jonë në të ardhmen me detalet e këtij skandali dhe rasteve tjera eventuale nëse kanë ndodhur do të vazhdoje të njoftojë opinionin

RTV-SPEKTRI

B U J A N O C

9 Postime Për “S K A N D A L O Z E !?- Nga krerët e Komenës së Bujanocit nuk kanë të ndalur skandalet.”

  1. o burra qoni te gjith te vdesim per nje karrik heronj te mbesim si Shaip kamberi e farush Islami…..

  2. Ademi 11/05/2011

    Bravos Kryetare, po e shofmi ne kur po kandidojm ka 300 vet per nje vend te punes, spo pranomi asnjo vetem se ata njerzit shka po te mbeshtesin dhe shka po i ki ne shoqeri ma te ngusht po i punson. Nuk shkon gjithemon keshtu…

  3. ejj lexues te nderuar paramendoni ne dite te sotit te bojkotohen nderkombtaret,mjerim.shume duhet te punoihet qe te largohen ata te cilet kurr nuk e deshten Bujanocin,ne te vertet as prinderit e tyre.Sot ata e shkatrrojne ate qe eshte arritur!Investime nuk ka(bojkotohen)punesim nuk Ka!Bashkepunim me pushtetin lokal ne Presheve nuk ka!Me qeverin e Kosoves nuk ka as komunikim!Burimet nga Beogradi mungojne(investimet)Valle me ken bashpunojne!duhet te i bijme vetes mas…perndryshe pasojat do te jen te paparashikueshme.pra… te punojmeee.. ndryshe nui bene!

  4. destan 11/05/2011

    ky skandal nuk do koment, këta dy njerzë të gjitha punët e ndyta i bëjnë.

  5. kurr sta jap voton o shaip ty per 700bajrama… Na qove nhumbje komunen sa i qelem syt pak na mshele qe 3 vjet,,,

  6. toni 12/05/2011

    Po ai farushit edhe lopt me ia dhene me i kullot,ne mbremje nuk i kthen gjithe,paramendone se cfare paraziti eshte,e largon donatorin e huaj,vec grujen e vet me punesu,nuk e di une ku mori guxim kryetari i bujanocit me be kryeshef at njeri me aq mendjemadhsi,ai nuk ka lidhje per ate pune,ai eshte dibiduz,a e keni pa ftyren si i rri,kurr nuk i qesh kur i hyn musafirt,turp per bujanocin,largone prej aty,ju te pvd-se.

  7. PO PO si po mmendon skandalet bohen po shihet puna e meparshme dhe e tashit ma heret punsonin TV mehanicart inpektora MEKANIKAT ofiqar inpektori i komunikacionit me fakultetin e kosoves TEMPULLI i cili kurr nuk ashte licencuar as ne kosov e per te na mos te flaasim kurse te tashmit po na detirojm me konkuru neper dogana e ministri tatimore por po punsohen prap serbet dhe kta po e shfritzojn vikendat ne durrs te fatmir hasani sepse at po e zgjedhin DREJTOR,KSHILL DREJTUS SEKRETAR PARTIJE e shum poste tjera po ska gja ne konkuroj harxhojm pare per dokumentacion prap puna huq por mos te harrojm se edhe vozitsin e KNSH piku prej qielli kur presin pun vozitsat profesional dhe specialist ku te shkosh ne bot per vozitsat e funksionarve punsohen njerz te zgjedhur me pervoj specialistike zoti ju baft leht

  8. lulja 13/05/2011

    NESE ESHTE E VERTETE KJO QE LEXOHET .MARRE I QOFTE DHE ESHTE TURP I MADHE EDHE ATE PIKESEPARI PER KRYETARIN E KOMUNES SHAIP KAMBERIN E ME PASTAJ PER KRYESHEFIN.
    NE E KEMI DITUR KRYETARIN SI NJERI TE MIRE DHE TE DREJTE KURSE PUNA E TIJE S QENKA ASGJE.
    ZOTI I DENOFT TE GJITHE ATE QE NUK MUNDOHEN DHE PUNOJNE PER TE MIREN E POPULLIT PO PER INTERESA PERSONALE…

  9. Filozofi CH 20/05/2011

    Nuk eshte kjo as hera e pare, po sigurisht nuk do ngelet as rasti i fundit. Edhe pse Spektrit rralle e hic nuk i besohet, nuk dmth qe edhe kesaj here mos ti besojme.
    Qeshtja qe na bene te mos i besojme Spektrit eshte vet “Spektri” arsyeja eshte se e vet-ashtuquajtura “Kompani mediale” shfrytezon poziten e saj per reagime vetem ne ate jave kur humb ndonje donacion te mundshem nga Komuna, dhe kete menyre per ta sulmuar pushtetin komunal e ka armen me te forte. Dmth ne ate jave dalin shume “skandale” qe ndodhin brenda shtepise se bardhe ne Bujanoc, e pas asaj jave pritet ndonje donacion tjeter dhe harrohen ato te kaluara…
    Tash po i kthehem komunes- Qarte dhe pa asnje medyshje duken Udheheqesit tane komunal (te cilet per fat te keq vet i kemi zgjedhur) kur gjate tere dites jane se bashku neper kafene te ndryshme nga njera ne tjetren, nga nje bastore ne tjeter etj etj… Nuk eshte asgje interesant rasti ne fjale (punesimi me familjarizem) ky eshte vetem njeri nga xxxx raste te mehershme, dmth kushti i pare qe te arrish dhe te sigurosh nje vend pune ne komune te Bujanocit apo ne ndermarrjet publike qe kane per themelues pushtetin lokal eshte:
    1. Familarizmi
    2. Shoqeria e afert
    3. Perkatesia klanore brenda PVD-se (e mos te flasim per keta te partive tjera pervec ne ato raste kur rrezikohet koalicioni i deshtuar)
    4. Mbrenda mundesive nje shkollim i mesem (nese vetem e ka nis, nuk ka rendesi a e ka perfundu se diplomen ia sigurojne shpejte) etj etj
    Problemi tjeter eshte, se sikur punonjesit e administrates komunale ashtu edhe nje numer i madhe i punonjesve te Ndermarrjeve Publike keqperdorin pozitat e tyre te punes ne forma nga me te ndryshmet si psh. veturat zyrtare, mjetet buxhetore etj..
    Une nuk e di se a jane ata vet te vetdijshem se ne Bujanoc le qe njihemi ne njerez po njihemi edhe ne pasuri edhe ne vetura edhe njihemi se kush i kujt eshte, a i sheh vet kryetari keto apo i mbyll syte??? Do e kisha perfundu kete comment me nje sygjerim per “Kompanine Mediatike Satelitore Internetore Presidenciale e cka jo tjeter” mos te shiten lire, mos te mashtrohen me nje pako camcakuza por le ti publikojne gjitha ngjarjet qe ndodhin ne komunen tone. Ta mbrojme ate gjak qe derdhen Ushtria jone e lavdishme dhe mundin e qeverisjes se kaluar.