Home » Lajme » RTV Presheva lajmet 18 tetor 2011

RTV Presheva lajmet 18 tetor 2011

Studentët e Luginës që kanë aplikuar në fakultetin e mjekësisë së përgjithshme, farmaci dhe stomatologji përgjigje zyrtare për regjistrim do të marrin gjatë kësaj jave, kështu ka konfirmuar  përmes linjës telefonike njeriu i parë i komunës pas takimit me zyrtarët e arsimit në Shqipëri. Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, kryetari i kuvendit të Preshevës, Besim Abduli, kryetari i kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu dhe kryetari i Këshillit Nacional, Galip Beqiri në takimin e sotëm të përbashkët me zëvendës ministrin e arsimit në Tiranë nuk kanë lëshuar pe për reduktimin e numrit të studentëve nga Lugina që do të regjistrohen në drejtimet e mjekësisë. Ata janë këmbëngulës që të regjistrohen gjithsej 73 student në drejtimet adekuate të cilët kanë aplikuar nga data 25 shtatorë. Përfaqësuesit e pushtetit lokal nga Presheva dhe Bujanoci nuk kanë marrë sot asnjë lloj premtimi nga zyrtarët e arsimit se një gjë e tillë mund të realizohet. Lidhur me këtë problematikë ditëve në vazhdim pritet përgjigje përfundimtare lidhur me regjistrimin e studentëve të Luginës.
—————–
Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara ”Ruajtja e Paqes dhe Zhvillimi Lokal Inkluziv” në Serbinë Jugore ka dorëzuar kontratat për grante me vlerë 430 mijë dollar për implementimin e projekteve të të rinjëve.Dorëzimi I kontratave u bë në Vranjë nga drejtoresha e zyrës për bashkpunim me shoqërinë civile të qeverisë së Sërbisë ,prefekti I Vranjës, përfaqësuesit e ministrisë për Rini dhe sport,Gjithashtu në këtë program morën pjesë përfaqësuesit rezidencial të UNDP, dhe përfaqësuesit e UNICEFIT.
Grantet kanë për qëllim përmirësimin e dënies së shërbimeve locale përmes partnerit mes qeverisë locale dhe shoqërive civile si dhe përkrahjen e Zyrave locale për të rinjë për implementimin e projekteve të cilat adresojnë nevojat e të rinjëve,rrisin marrëdhëniet ndëretnike mes të rinjëve dhe të fuqizojë infrastrukturën rinore locale. Në këtë program u bë ndarja solemne e projekteve të fituara,rrethi I pqinjës dhe Jabllanicës ku në këët projekt është përfshirë edhe komuna e preshevës përkatësisht zyra për të rinjë. Nga projektet e zgjedhura për rininë disa nga këto do të përkrahin themelimin e shërbimeve vullnetare,themelimin e klubeve të të rinjëve kurse 3 projekte tjera do të përkrahin implementimin e programeve rinore. Projekti do të fillojë së shpejti, pas nënshkrimit solemn,ky project do të vazhdoje ditëve në vijim.
———————
Për të fituar statusin e kandidatit është e domosdoshme që Qeveria e Serbisë të bëjë thirrje për largimin e barrikadave në veri të Kosovës- ka thënë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, në një intervistë për Danas. Ai ka deklaruar se pa e bërë këtë lëvizje, nuk ka pranim të marrëveshjes për vulat doganore. Nëse nuk do të zbatoheshin marrëveshjet e arritura, sipas Kacin, politika aktuale e Serbisë do të diskreditohej në sytë e shumicës se vendeve anëtare të BE-së. Kacin ka thënë se në opinionin e Komisionit Evropian pritet që dialogu me Prishtinën të rifillojë, si dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tani. Raportuesi evropian ka pohuar se angazhimi i liderëve serbë duhet të jetë dalja nga kriza dhe jo konfrontimi me vendet anëtare të BE-së. “Dezinformatat që janë përhapur në mediat beogradase në lidhje me incidentin në Jarinje, në fund të shtatorit, kanë lënë përshtypje të keqe te shtetet që kanë ushtarë në përbërje të KFOR-it, duke përfshirë edhe Gjermaninë, ushtarët e të cilës edhe janë lënduar. Qytetarët e Serbisë qe një kohë po e durojnë tempin e ngadalshëm të integrimeve evropiane të Serbisë”, ka thënë Kacin. Ai ka shpjeguar se Gjermania, që është bartës natyror i integrimeve evropiane, dëshiron stabilitet në rajon në një të ardhme sa më të afërt, prandaj- ka thënë Kacin- Berlini insiston që fjalët për ndarjen e Kosovës të përfundojnë njëherë e përgjithmonë. Për këtë arsye, kancelarja Angela Merkel ka insistuar në heqjen e institucioneve paralele, pasi që ato dëshmojnë për pretendimet e Serbisë në veriun e Kosovës- ka pohuar Kacin- duke shtuar se në këtë kontekst, Gjermania vetëm formulon dhe insiston në qëndrimin e së paku 22 shteteve anëtare të BE-së që e njohin pavarësinë e Kosovës.
RTV Presheva

Connect with other educators on sites like twitter http://eduessayhelper.org andfacebook

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch