Home » Lajme » Lajmet 21 dhjetorë 2011

Lajmet 21 dhjetorë 2011

E nderuara redaksi e RTV Presheva,
Në bazë të normave të ligjit për informim, jam i detyruar të reagoj në përmbajtjen e ditarit të djeshëm të TV Preshevës, në të cilin është lexuar një letër-pamflet i panënshkruar dhe i pavulosur në emër të Partisë Liberale Demokratike. Së pari, ky pamflet diskrediton vetë këtë parti, sepse kurrë gjer më tani në punën e tyre shumëvjeçare nuk kanë përdorur fjalor të këtillë të sharjeve dhe fyerjeve ndaj asnjë rivali apo kundërshtari politik. Nuk po më habitë niveli i ultë i reagimit që po vjen nga përfaqësuesi lokal i Partisë Liberale Demokratike, sepse për këtë duhet të kujdeset udhëheqja e kësaj partie në Beograd, mirëpo janë shqetësuese gabimet e rënda profesionale dhe etike të redaksisë së TV Presheva. Përveç shkeljes së rëndë ligjore me rastin e leximit të letrës së paautorizuar në emër të një partie parlamentare të regjistruar zyrtarisht në listën e partive politike, ju keni bërë shkelje edhe më të rëndë kur keni transmetuar këtë reagim të një menaxheri lokal të P.L.D.-së lidhur me temën të cilën ju fare se keni transmetuar në ditarin e së hënës, kur keni raportuar pjesërisht nga Konferenca për shtyp e PVD-së. Po ta kishit parafrazuar së paku temën në të cilën unë kam paraqitur mendimin tim se të gjithë partitë politike kanë të drejtë të organizohen dhe të paraqiten në çdo komunë, andaj edhe P.L.D., por se rëndësia e organizimit të pavarur politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës është e pazëvendësueshme, do të kishit vlerësuar edhe ju si redaksi se nuk është dhënë asnjë shkas për sulmet diskredituese dhe fyese të letrës që ju e keni lexuar. Kur dihet se me ligjin për informim dhe me ligjin për radiodifuzion janë shumë saktë të rregulluara obligimet që ju i keni si medium publik, posaçërisht në drejtim të informimit objektiv dhe profesional, unë kësaj radhe do të kufizohem vetëm në lutjet e mija që ju ta ruani qasjen profesionale në punën tuaj të rëndësishme edhe përskaj presioneve politike, të cilat sigurisht janë të përkohshme. Me respekt, Kryetari i PVD-së Riza HALIMI.
——————
Sqarim i deskut të lajmeve të Radiotelevizionit Presheva lidhur me reagimin e kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi lidhur me komunikatën e menaxherit të Partisë Liberale Demokratike të transmetuar mbrëmë në edicionet e lajmeve qendrore dhe të orës 22.
Kryetari i PVD-së në reagimin e tij kam deklaruar citojmë Në bazë të normave të ligjit për informim, jam i detyruar të reagoj në përmbajtjen e ditarit të djeshëm të TV Preshevës, në të cilin është lexuar një letër-pamflet i panënshkruar dhe i pavulosur në emër të Partisë Liberale Demokratike.
Ne duhet sqarojmë se kjo akuzë është e pabazë sepse në bazë të normativave ligjore në redaksinë tonë nuk pranohet asnjë reagim i pa nënshkruar dhe i pavulosur ku si dëshmi ju ofrojmë dokumentin. Faleminderit për mirëkuptim.
———————
Në sallën e Konferencave është mbajtur takim me drejtorat e shkollave të mesme, shkollave fillore dhe të entit parashkollor. Në këtë takim u mbajt një ligjeratë lidhur me vetëdijësimin mbi rrezikun nga municionet kasetore në vendin tonë. Nexhmedin Ahmeti kryeshef I veprimtarive shoqërore thote se kjo ligjeratë njofton drejtorët e shkollave se në K+omunën e Preshevës është duke u zhvilluar projekti për Vetëdijësimin e Popullatës gjegjësisht nxënësit nga rreziqet dhe mjetet e pa eksploduara të luftës. Theks të veçantë në këtë ligjeratë dha edhe Miranda Nushi ligjëruese nga Gjakova e cila në këtë takim ligjëroi para të pranishmëve se si duhet rritur vetëdijësimi dhe kujdesi ndaj këtyre rreziqeve në territorin e Preshevës. Sipas Nexhmedin Ahmedit ky project do të zgjas deri ne muajin qershor dhe perkrahet nga pushteti local dhe financiarisht mbështete nga stade apartamenti amerikan.
—————–
Ministri i vetqeverisjes lokale dhe shefi i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka thënë se “ekzsiton njëfar kufiri për përmbushjen e kushteve – pavarsia e Kosovës, kurrë nuk do të pranohet”. Ministri Markoviq ka vlersuar se lista e kushteve për antastim të Serbisë në BE nuk dotë zgjerohet dhe se “të gjithë në Evropë e dinë se ne cka nuk do ta pranojmë – e kjo është pavarsia e Kosovës, qoftë direkt apo indirekt”. Ai ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është në interes të qytetarëve dhe për këtë arsye edhe duhet të vazhdojë, pasi dialogu zgjidh shumë cështje jetësore dhe ndikon në rend dhe ligj.
——————-
EULEX-i ka njoftuar se i ka dorëzuar sot kopjen e parë të certifikuar të librave të regjistrit civil zëvendës- kryeministres së Kosovës, Edita Tahiri. Këto dokumente, që kishin të bënin me komunat e Janjevës dhe Lipjanit, përbëhen nga certifikatat e lindjes. EULEX-i i ka certifikuar këto dokumente më 6 dhjetor si pjesë e marrëveshjes së arritur më 2 korrik 2011 në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. “Ky është një shembull i mirë i përfshirjes së EULEX-it në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me anë të Dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Brukseli. Mbetet edhe shumë për t’u bërë, por procesi tani po ecën përpara dhe EULEX-i i inkurajon të dyja palët që të vazhdojnë, të bindur për rezultatet pozitive. “, ka thënë zv/shefi Andy Sparkes. Në komunikatën e EULEX-it thuhet se ky është vetëm fillimi i procesit. Më shumë se katërmbëdhjetë mijë libra të regjistrave origjinale duhet të skanohen, kopjohen dhe certifikohen
——————–
Serbisë nuk i kanoset rreziku për heqjen e liberalizimit të vizave, pasi numri i atyre që kanë kërkuar azil nga Serbia është zvogluar ndjeshëm” ka thënë kryeshefi i policisë doganore Nenad Banoviq. Numri i azil kërkuesve këtë vit për dallim nga viti 2010 është më pak për 10.000 kërkesa, gjegjësisht, vitin e kaluar nga Serbia kanë kërkuar azil 17.000 personda ndërsa këtë vit 7.000. “Sipas këtyre të dhënave, qartë duket se masat e ndërmarra kanë patur efekt, çka edhe ka sjellë dukshëm zvoglimin e numrit të azil kërkuesve në shtetet e evropës perëndimore. Do të vazhdojmë me punën intenzive për këtë problemtikë që numri i atyre që kërkojnë azil nga Serbia të jetë gjithnjë e në rënje” ka thënë Banoviq, në një konferencë për gazetarë.
——————-
Në rrugën në mes Dobrosinit e Pogragjës në rajonin policor të Gjilanit natën mes të dielës dhe të hënës rreth orës 23:45 me dyshimin se merrej me aktivitet antiligjor, kontrabandim me emigrantë, një mashkull, shqiptar i Kosovës, është vënë në pranga. Ai është arrestuar pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se ishte duke transportuar pesë meshkuj shtetas të Republikë së Kosovës, të cilët me ndihmën e të dyshuarit po udhëtonin për në Austri pa dokumente valide të udhëtimit. Sipas hetimeve të para të rastit rezulton se i dyshuari për një person kishte marrë 200 euro nga viktimat. Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur 470 euro para të gatshme. Ai është intervistuar në stacionin e policisë dhe, me urdhër të prokurorit është ndalur në mbajtje dhe ndaj tij tanimë po zhvillohen hetimet.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch