Home » Lajme, Vendore » Lajmet 22 maj 2012

Lajmet 22 maj 2012

Tërmeti që goditi mbrëmë Bullgarinë është ndjerë edhe në Luginë të Preshevës. Tërmeti është regjistruar rreth orës 2-05 për herë të parë si dhe një seri dridhje tjera të vogla. Siç raportojnë  institutet sizmologjike Bullgarinë e ka goditur një termet prej 5.8 shkallë,me një thellësi prej 9.1 kilometra. Sipas referentit të mbrojtjes civile  Fejzullah Fejzullahu  në komunën e Preshevës për veç panikut që është shkaktuar në mesin e qytetarëve dëme tjera nuk ka pasur.

Pas tërmetit të mbrëmshëm shumë qytetarë që jetojnë në ndërtesa shumë katërshe kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë qëndruar në rrugë deri në orët e mëngjesit.

———————–

Tragjedia e djeshme  në Himarë ku humbën jetën tragjikisht 13 persona  ka shokuar tërë  qytetarët e Luginës së Preshevës. Në shenjë solidarizimi sot para objektit të komunës së Preshevës Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka nderuar  viktimat e aksidentit. Aktivistët e KDNJ-së  ne hyrje te objektit kanë ndezur  qirinj në nderim të 13 viktimave duke përcjellë edhe  lutje për te plagosurit. Në shenjë nderimi  ishin edhe shumë qytetarë nga Presheva e Bujanoca të cilët iu bashkuan solidarizimit  për viktimat e aksidentit të djeshëm në Himarë. Autoriteteve Shqiptare dhe familjarëve të viktimave,telegrame ngushëllimi u kanë dërguar edhe përfaqësues të institucioneve komunale dhe subjekteve politike.

————————–

Dinari vazhdon me rënie.  Kursi mesatar sot është 114.107 dinarë për një euro. Dinari sot ka humb vlerën për 0.6% kundrejt euros dhe kursi mesatar zyrtar do të jetë 114.107 dinarë për një euro. Dinari vlerën më të madhe këtë vit e ka pas me 11 janar ku vlera ka qenë 103.692 dinarë për një euro.

………………………

Stephen O’Brien, zëvendësministër i Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) të Britanisë, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, dhe shefi i DFID në Prishtinë, Richard Taylor, kanë vizituar sot Mitrovicën. Zyrtarët e lartë britanikë janë pritur nga kryetari i komunës, Avni Kastrati, me ç’rast kanë biseduar për zhvillimet aktuale në komunë.

Kastrati u tha mysafirëve se problemet kryesore që e rëndojnë gjendjen në Mitrovicë janë mungesa e lëvizjes së lirë në pjesën veriore të qytetit, pamundësia e qasjes së qytetarëve në pronat e tyre, pamundësia e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara gjatë luftës nga ekstremistët serbë, mosfunksionimi i organeve të drejtësisë, papunësia e madhe. Kryetari i Mitrovicës ua rikujtoi atyre se përderisa turqit, boshnjakët, romët e të tjerët janë integruar mirë, serbët, të nxitur nga Beogradi e drejtuesit ekstremistë të strukturave paralele joligjore dhe jolegale, që veprojnë në veri, kanë refuzuar shumë privilegje që u janë ofruar.

 

Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur sot në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin Dolan të Zveçanit.. Aksioni është zhvilluar në orën pesë dhe mësohet se janë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një tjetër ajrore. Veselinoviq, është arrestuar më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe dyshohet për shumë vepra penale.

 

Përfaqësuesi i serbëve të Mitrovicës Kërstimir Pantiq tha se për shkak të “presionit në rritje” ndaj serbëve të Kosovë, në veri të Mitrovicës sot fillojnë protesta të përditshme të qytetarëve.

Pantiq ka bërë këto komente për radion lokale serbe ”Kontakt Plus”, ku ka njoftuar se protesta e sotme do nisë nga ura kryesore e Ibrit e deri te ndërtesa e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.
“Me protesta qytetarët dëshirojnë që të shprehin mospajtim me politikën ndaj serbëve”, ka thënë Pantiq, duke shtuar se një shkak i drejtpërdrejtë për organizimin e protestës është arrestimi i Jovica Milkoviqit.

—————————-

Zgjedhja e Tomisllav Nikoliqit në postin e presidentit është kthim prapa për Serbinë, ngase ai përfaqëson një politikë populiste dhe nacionaliste, gjë që e ilustron edhe e kaluara e tij. Kështu tha për Radio Blue Sky, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

D�C iv1�R� të madhe këtë vit e ka pas me 11 janar ku vlera ka qenë 103.692 dinarë për një euro.

 

………………………

Stephen O’Brien, zëvendësministër i Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) të Britanisë, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, dhe shefi i DFID në Prishtinë, Richard Taylor, kanë vizituar sot Mitrovicën. Zyrtarët e lartë britanikë janë pritur nga kryetari i komunës, Avni Kastrati, me ç’rast kanë biseduar për zhvillimet aktuale në komunë.

Kastrati u tha mysafirëve se problemet kryesore që e rëndojnë gjendjen në Mitrovicë janë mungesa e lëvizjes së lirë në pjesën veriore të qytetit, pamundësia e qasjes së qytetarëve në pronat e tyre, pamundësia e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara gjatë luftës nga ekstremistët serbë, mosfunksionimi i organeve të drejtësisë, papunësia e madhe. Kryetari i Mitrovicës ua rikujtoi atyre se përderisa turqit, boshnjakët, romët e të tjerët janë integruar mirë, serbët, të nxitur nga Beogradi e drejtuesit ekstremistë të strukturave paralele joligjore dhe jolegale, që veprojnë në veri, kanë refuzuar shumë privilegje që u janë ofruar.

 

Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur sot në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin Dolan të Zveçanit.. Aksioni është zhvilluar në orën pesë dhe mësohet se janë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një tjetër ajrore. Veselinoviq, është arrestuar më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe dyshohet për shumë vepra penale.

 

Përfaqësuesi i serbëve të Mitrovicës Kërstimir Pantiq tha se për shkak të “presionit në rritje” ndaj serbëve të Kosovë, në veri të Mitrovicës sot fillojnë protesta të përditshme të qytetarëve.

Pantiq ka bërë këto komente për radion lokale serbe ”Kontakt Plus”, ku ka njoftuar se protesta e sotme do nisë nga ura kryesore e Ibrit e deri te ndërtesa e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë.
“Me protesta qytetarët dëshirojnë që të shprehin mospajtim me politikën ndaj serbëve”, ka thënë Pantiq, duke shtuar se një shkak i drejtpërdrejtë për organizimin e protestës është arrestimi i Jovica Milkoviqit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch