Home » Lajme, Vendore » Lajmet 23 gusht 2012

Lajmet 23 gusht 2012

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor është takuar me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Preshevës. Në takim drejtorët informuan Mustafën me pregaditjet që janë duke u bërë për fillimin e vitit shkollor. Kurse nga ana tjetër udhëheqësi i pushtetit lokal në Preshevë, drejtorëve të shkollave ia dorëzoi Abetaren gjithëkombëtare, që janë dhuratë e ministrit të arsimit të Republikës së Kosovës. Nxënësit e klasave të para të komunës së Preshevës, abetaren do ta kenë të njejtë si fëmijët në Kosovë e Shqipëri. Ragmi Mustafa tha se në takim janë trajtuar edhe disa çështje shumë të rëndësishme për shkollat. Ndërsa sa i përket teksteve të tjera, I pari I komunës për Radiotelevizionin Presheva ka potencuar se ka probleme të shumta ku njëheit kërkon nga ministria e arsimit që të lejojnë edhe përdorimin e librave të Kosovës dhe Shqipërisë. Temë e takimit ishte edhe furnizimi me emergjentë nëpër shkolla. Në ato shkolla që ngrohjen e bëjnë me drunjë ato kanë filluar të sillen, ndërsa furnizimi me thëngjill do të bëhet pasi janë lidhur kontratat për furnimzim në mes të komunës dhe furnizuesve. Komuna e Preshevës nga ana e saj ka bërë të gjitha pregaditjet për fillimin e mbarë të procesit mësimor për vitin shkollor 2012/2013.

——————–

Zjarri në malet e Dobrosinit, në juglindje të Bujanocit, ka arritur afër bazës ushtarake të Ushtrisë serbe dhe ka përfshirë terrenin malor në të cilin ka bomba kashtore, por ushtria, banorët lokalë dhe pasuria janë të mbrojtura, i deklaruan sot agjencisë Tanjug përgjegjësit e bazës në Dobrosin. Mirëpo, falë intervenimit të zjarrfikësve, thuhet se zjarri është vënë nën kontroll. Në Dobrosin, buzë kufirit me Kosovën, jetojnë rreth 150 familje me 740 banorë. Sipas komandantit të njësisë rajonale të zjarrfikësve, zjarri është përhapur dje pasdreke. Zjarri ka rrezikuar edhe fshatin Raincë, buzë rrugës magjistrale Vrajë – Shkup, në mes të rrugës ndërmjet Bujanocit e Preshevës. Mirëpo edhe zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik. Në Raincë jetojnë rreth 2 000 banorë shqiptarë.
——————–

Në Preshevë dje është mbajtur turniri në Stretboll në organizimin e Zyrës së të Rinjëve dhe Klubit të rinjëve në Preshevë. Ky projekt është financuar nga Kombet e Bashkuara, përmes programit PBILD. Ilir Sadriu nga Zyra e të rinjëve thotë se organizime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen në mënyrë që sado pak rinia e komunës së Preshevës, gjatë kohës së lirë të ketë me çka të merret. Zyra e të rinjëve dhe klubi i të rinjëve kanë paraparë që edhe disa projekte tjera të realizohen në bashkëpunim me organizatat tjera joqeveritare të komunës së Preshevës. Sadriu thotë se në turnir janë paraqitur 6 ekipe, ku sistemi garave është me eliminim ndërsa rregullat e lojës janë të caktuara nga OKF. Këtë javë të rinjët e komunës së Preshevës mund ti ndjekin edhe 3 ngjarje tjera së bashku. Sonte në stadiumin e qytetit të Preshevës do të transmetohet ndeshja e parë finale e superkupës së Spanjës Barcelona – Real Madrid prej orës 22:30, nesër do të mbahet ekspozita e fotografive prej orës 18:00, ndërsa të dielën do të luhet ndeshja miqësore në mes të Preshevës dhe Z.P.R.

——————-

Gjermania, siç bëjnë të ditur zyrtarët e BE-së, do të vendos veto për dhënien e datës për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian. Burime shumë të larta brenda BE-së bëjnë të ditur në kushte anonimiteti për “Radio Dukagjinin” se nëse brenda pak ditëve Serbia nuk shënon përparim në shpërbërjen e strukturave paralele nga veriu i Kosovës, fqinji ynë verior do të kritikohet fuqishëm në raportin e progresit që Komisioni Evropian do ta dorëzoj në tetor. Gjithmonë, sipas këtyre burimeve , kjo kritikë do të bëhet pengesë për Serbinë për mosdhënien e datës për nisjen e dialogut për anëtarësim. Serbia momentalisht nuk është e interesuar aq shumë për BE-në, sa për përfitimet materiale që do t’i merrte me rastin e nisjes së bisedimeve për anëtarësim.

———————

Zyra Federale për Migracion ka bërë të qartë se kërkesat për azil nuk do të kenë shans, kryesisht për ata të komunitetit romë, nga shtetet e sigurta të Ballkanit, si Maqedonia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Zyra Federale për Migracion tash e tutje do të japë një vendim për azil brenda 48 orëve për azilkërkuesit e këtyre vendeve. Alexandra Perina, sekretare e përgjithshme, kërkon rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët e këtyre shteteve ballkanike, të cilat u lejuan të lëvizin në zonën Sehngen pa viza. “Që prej kur këto vende janë përjashtuar nga regjimi i vizave, kërkesat për azil janë masive, edhe pse të gjitha këto tri vende konsiderohet të jenë të sigurta”, ka thënë Perina për Blick, transmeton albinfo. Por, nëse me rikthimin e regjimit të vizave do të dëmtohet turizmi zviceran. “Unë nuk mendoj se turistët janë grupet më të mëdha nga këto tri vende”, tha Perina. Përjashtimi i vizave për qytetarët e Ballkanit Perëndimor vlen që nga viti 2011. Përpjekjeve të BE-së për një integrim më të mirë i është bashkangjitur edhe Zvicra, si një anëtare e Shengenit, thotë Gaby Szöllösy, shef për komunikim në Zyrën Federale për Migracion. Zvicra gjithashtu ka mbështetur programe adekuate për përgatitjen e këtyre vendeve. Në Zvicër jetojnë mijëra njerëz nga shtetet e lartpërmendura, të cilët kanë kontribuar për prosperitetin e Zvicrës, thotë Szöllösy. Për këta njerëz është një lehtësim i madh për t’i vizituar të afërmit e tyre në Zvicër. “Nëse Konfederata zvicerane kërkon përjashtimin e vizave për vendet e caktuara, atëherë do të duhet të heqim dorë edhe nga anëtarësimi në Shengen”, thotë Szöllösy
Gjashtë vjet pas vdekjes së liderit famëkeq të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, vajza e tij rrëfen të fshehtat e të atit dhe versionin e saj, se ai është vrarë nga “Rendi i ri botëror” në kohën kur ai iu kundërvu atyre. Në intervistën e dhënë për gazetën serbe “Standard”, Marija Millosheviç tregon se i gjithë Ballkani jugor duhet të shqetësohet, pasi Serbia e Madhe nuk ekziston, por ama sipas saj, është duke u bërë realitet Shqipëria e Madhe. Gjithashtu Marija Millosheviq përmend dhe ish-Kryeministrin shqiptar Fatos Nano. “Pas marrëveshjes së Dejtonit, e cila u dha mundësinë për krijimin e shtetit të tri popujve, u mbajt Samiti i Kretës me vendet e Ballkanit Perëndimor. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano, deklaroi publikisht se Kosova është një çështje e brendshme e Jugosllavisë.”, – rrëfen vajza e Sllobodan Millosheviqit.

——————–

Shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë gjuhë të veçantë. Përgjatë shekujve kanë ruajtur homogjenitetin. Dallojnë nga sllavët, derisa kanë ngjashmëri me grekët e para 3 mijë vjetëve. Por, për shkak të zhvendosjeve, migrimeve e martesave, të dhënat gjenetike tregojnë se popujt e Europës, kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë kushërinj të largët. Këto janë rezultatet e një studimi të Universitetit të Kalifornisë për prejardhjen gjenetike. Këto ngjashmëri janë evidente së paku përgjatë 1 mijë e 500 vjetëve të fundit. Por, aq sa kanë të përbashkët, disa prej këtyre popujve duken gjithashtu të ndryshëm, shkruan Express.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch