Home » Lajme, Vendore » Lajmet 26 Shkurt 2014

Lajmet 26 Shkurt 2014

RTP logoNumri i banorëve të siguruar në shtëpinë e shëndetit në Preshevë është 29571

Numri I përgjithshëm I banorëve të siguruar në shtëpinë e shëndetit në Preshevë është 29571 shtëpi kjo që përkujdeset për mbrojtjen shëndetësore primare të rreth 40078 banorëve. Gjatë vitit 2013 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë janë pranuar 13 punëtorë me program social, 7 në kohë të pacaktuar nga të cilët 4 motra medicinale, 1 vozitës, 1 mjek dhe 1 mjek stomatolog, ndërsa në kohë të caktuar 1 praktikant si dhe 18 punëtorë në kohë të caktuar. Këtë e ka konfirmuar sot gjatë raportimit në mbledhjen e këshillit komunal drejtori, Bujar Zylfiu. Në mbledhjen e sotme u miratua raporti I punës dhe ai financiarë për vitin 2013 dhe programi i punës dhe ai financiarë për vitin 2014 i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë. Në bazë të planifikimit të punëve për vitin 2014 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë parashihet edhe hapja e vendeve të reja të punës me konkurse. Në kuadër të shtëpisë së shëndetit në vend sipas drejtorit Zylfiu qytetarëve iu ofrohen shërbime preventive dhe të shërbimit në lëmin e mjekësisë së përgjithshme, mjekësisë së punës, ndihma e parë, mbrojtja shëndetësore e fëmijëve dhe grave, shërbimi I patronazhit si dhe diagnostifikimi I sëmundjeve në laborator, rentgen dhe ultrazë dhe ato stomatologjike. Për këtë vit kalendarik 430 studentë kanë aplikuar prej të cilëve 314 e kanë fituar të drejtën e bursës në Fondin Humanitarë sipas sekretarit të fondit, Besnik Emini. Me buxhetin e aprovuar nga ana e kuvendit komunal për vitin 2014 në pozicionin e Fondit Humanitarë janë paraparë për këtë vit mjete në vlerë prej 13.300.000,00 din të cilat do të ndahen në këto pozicione si bursa- ndihma studentore, ndihma në artikuj ushqimorë, ndihma në shëndetësi, personave të hendikepuar, rasteve urgjente dhe  shpenzime të tjera të fondit. Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Raporti I punës për vitin 2013 dhe Plani financiarë për vitin 2014 i Fondit për qëllime humanitare të komunës së Preshevës. Sipas kryesuesit të këshillit komunal në mbledhjen e radhës planifikohet të shqyrtohet edhe raporti i mbetur i Avokaturës publike komunale në Preshevë.

——————————————————

U promovua libri me titull Për Komb- humanitet drejtësi- Idriz Sinani Kumanovë

 

Për Komb,humanitet e drejtësi, është titulli I librit të autorit Idriz Sinani nga Kumanova  që  promovoi  sot librin në lokalet e Bibliotekës së qytetit Mehmet Jusufi në Preshevë. Fillimisht para të pranishmëve nga Kumanova, Presheva, Bujanoca e Medvegja foli drejtori I këtij institucioni kulturor Vaxhid Mehmeti I cili e falënderoi autorin që bibliotekës së qyteti iu shtua edhe një titull I ri. Ndërsa në mungesë të recenzentit foli Etem Xheladini konsulent I librit I cili shpalosi edhe tematikat e këtij botimi të ri.Ky është libri I katërt me radhë I autorit kumanovar Idriz Sinani.  Zoti Siani para të pranishmit paraqiti vuajtjet e popullit shqiptar  që edhe ishin shtytës kryesor për të nxjerr në dritë një libër të kësaj natyre. Në fund autori potencon se ishte familja mbështetësi dhe përkrahësi kryesor për realizimin e librit. Veç tjerash autori theksoi se ky liber le të jetë edhe një homazh fisnik  për gjithë ata që u ndanë nga jeta. Promovimin e librit të autrit kumanovar e përshëndetën  Rexhep Abazi nga Medvegja, Xheladin Gashi nga Klina, Demush Berisha, Bilall Maliqi, Zeqirja Fazliu dhe Sali Saliu.

———————————————-

Nga 1 marsi vozitësit e dehur drejt e n’burg

Nëse policia gjatë kontrollimit vërteton se vozitësi ka 1.2 promila alkool në gjak ose më shumë, ai do të dërgohet që ti kalojë dehja, dhe menjëherë pas kësaj do të dërgohet tek gjykatësi për kundërvajtje. Në rast se ai i shqipton dënim me burg, ai do të shkoj drejt në burg. Policia e trafikut dhe gjyqet do të kenë këtë mundësi sipas ligjit të ri për kundërvajtje, dhe me procedurë të njëjtë do të dënohen edhe vozitësit që refuzojnë të bëjnë alko testin po edhe tentojnë ti ikin policisë. “Vozitësi së pari do ti kaloj 12 orë që ti kaloj dehja. Pas kësaj, policia e trafikut mat përsëri përnqindjen e alkoolit në gjak. Kur alkometri tregon zero, atëherë vozitësi nxirret nga paraburgimi dhe dërgohet tek gjykatësi i cili menjëherë shqipton dënimin” thuhet në njoftim të komitetit për siguri në rrugë. “Kjo do të thotë se vozitësve të dehur menjëherë do tu merret leja e vozitjes, do të dënohet me të holla dhe do ti merren pikët”. Përveç alkoolit në gjak, policia vozitësit do ti dërgoj tek gjykatësi edhe për shkak të shpejtësisë së madhe po dhe vozitjes së dhunshme, kalimit të hekurudhës kur rampa është e lëshuar dhe nëse i ik policisë e nuk ndalet në shenjën për ndalesë

————————————————–

Si ta ndërroni patent shoferin e vjetër nëpërmjet internetit dhe shërbimit elektronik

 

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar sot se zyrtarisht ka lëshuar me punë sistemin elektronik për ndërrim të patentë shoferit të vjetër me atë të ri. Kjo do të thotë se qytetarët, nëpërmjet internetit dhe “e-uprava” mund të lëshojnë kërkesë që të ndërrohet patentë shoferi i vjetër me atë të ri.  Kush për këtë procedurë është që të posedohet letërnjoftim biometrik elektronik me çip, nga e cila mund të merret fotografia. Sekretari shtetërorë pran MUP-it, ka thënë se Serbia është shteti i parë në regjion i cili ka lëshuar në përdorim një sistem të tillë dhe njëra ndër vendet e para në Evropë dhe botë. “MUP edhe në periudhën e ardhshme do të punoj që ti thjeshtësoj procedurat qytetarëve dhe ti mundësojë atyre që pa shkuar fare në stacion policor dhe të presin radhë të gjata në sportele ti marrin dokumentat e tyre”, ka thënë Vukiq. Ai ka shtuar se në këtë mënyrë, ndërrimi i patent shoferit nuk kërkon harxhime shtesë, pasi qytetarët në këtë mënyrë edhe kursejnë, pasi nuk duhen 3 fletëpagesa që ka qenë deri tani, por vetëm një. Patentë shoferi i vjetër me rregulloren e re vlen vetëm deri në fund të muajit qershor, andaj këto të vjetrat duhet të zëvendësohen me kartela të reja biometrike. Ndërrimi kushton rreth 1600 dinarë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch