Home » Lajme » Lajmet nga rajoni

Lajmet nga rajoni

Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri nuk përjashtoi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë gjatë kësaj jave.Në intervistën për Radio Kosovën, ajo tha se ka përafrim qëndrimesh rreth lëvizjes së lirë, tregtisë, energjisë dhe telekomunikacionit.Marrëveshja mund të arrihet para vizitës së shefes së diplomacisë së BE-së të premten në Prishtinë, raporton RTK.

Idenë për ndarjen e Kosovës e ka kundërshtuar edhe ambasadori britanik në Beograd, Michael Devenport, duke e quajtur si “qasje jokonstruktive”. Ai ka këshilluar palët që të merren më seriozisht me dialogun dhe sfidat që qojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës si të serbëve ashtu edhe të shqiptarëve, raportojnë mediat.

Ndarja dhe korrigjimi i kufijve janë ide të papranueshme, sidomos në rast se Serbia nuk ka për qëllim që të ofrojë koncesione. Vlerësimet u bën nga drejtori i Qendrës për Politikë Ndërkombëtare në në RAND Coperation në SHBA, Xhejms Dobins. “Shtrohet çështja nëse Serbia do të ishte e gatshme t’i ofrojë Kosovës një pjesë të territorit në jug ku shqiptarët përfaqësojnë shumicën” tha Dobins për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

RTV Presheva

This is actually a very unusual circumstance most troublesome teenagers will have a long record of offenses by http://www.phonetrackingapps.com the time they’re a senior, and a student causing a problem this so late in their high school life is practically unheard-of

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch