Home » Lajme » Lambsdorff: Kufijtë në Ballkan janë të fiksuar

Lambsdorff: Kufijtë në Ballkan janë të fiksuar

Lambsdorff ka thënë se kufijtë në Ballkan janë të fiksuar. Kjo vlen edhe për veriun e Kosovës. Kosova veriore nuk është pjesë e Republikës së Serbisë dhe ne nuk besojmë se një ndarje mund të jetë zgjidhje për problemin e Kosovës veriore, thotë Nikolaus Graf Lambsdorff, përfaqësuesi special i Ministrisë së Jashtme gjermane, për Evropën Jug-Lindore. Instituti i Berlinit për Shkencë dhe Politikë ka botuar kohët e fundit një analizë me vlerësimin se bashkimi i të gjitha zonave të banuara me shqiptarë në rajon nuk do të kishte kurrfarë efekti domino. “Pas saj qëndron në fund çështja e Shqipërisë së Madhe, që shfaqet herë pas here, por për çudi shumë më rrallë se sa ç’mendohet. Unë jam i bindur se Shqipëria nuk ka asnjë interes për idetë shqiptaromëdha”, thotë Lambsdorff për “DW”, duke shtuar se zhvendosjet e kufijve do të sillnin me vete edhe zhvendosje të popullsisë. “Kufijtë e Ballkanit janë vendosur dhe tani është puna që brenda këtyre kufijve të ndërtojmë dhe të zhvillojmë shtetet moderne demokratike multietnike”. Lambsdorff mendon se situata e sigurisë është e mirë, në gjithë Ballkanin Perëndimor, dhe se e njëjta vlen edhe për Republikën e Kosovës. “Nga ana tjetër ne duam të parandalojmë që të krijohen probleme të sigurisë. Prandaj, i kundërshtojmë veprimet e njëanshme, si ato të qeverisë së Prishtinës në veri të Kosovës. Edhe problemi i veriut të Kosovës duhet të zgjidhet me anë të negociatave”, thotë ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch