Disa qytetarë po kërkojnë që të mbetet aty flamuri kombëtar dhe për atë shtetëror të behët një zgjidhje tjetër.
Në një situatë aspak të qetë, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtar, në hyrje të Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca të mëdha policore, që ja vendosur te Rrethi në hyrje të Prishtinës, ku ka qenë i vendosur flamuri kombëtar.
Disa qytetarë po kërkojnë që të mbetet aty flamuri kombëtar dhe për atë shtetëror të behët një zgjidhje tjetër, raporton “Kosova Press”.
Flamurin kombëtar e kanë larguar zjarrfikësit e Kosovës, derisa pritet të vendoset ai shtetëror, për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ka qenë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka dhënë urdhrin për të vendosur flamurin shtetëror, derisa nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka reaguar se Komuna nuk është pyetur fare, dhe flamuri shtetëror të vendoset në një vend tjetër.
Por, flamuri i Kosovës i cili është dashur të vendoset te Rrethi është vjedhur, derisa ende nuk dihet se kur do të vendoset saktësisht flamuri shtetëror në hyrje të Prishtinës.