Home » Opinione » Lartëmadhëria e saj vrasja dhe mediat

Lartëmadhëria e saj vrasja dhe mediat

Vrasje; vrasje në familje ,vrasje në rrugë, vrasje në polici ;  gjakmarrje . Ma tha ,ia thash; vrasje.

Më shau ,më ofendoi : vrasje. Çdo ditë e më shumë vrasje ,çdo ditë e më shumë shkrime mbi vrasjet. Banalitet. M`është  sajuar përshtypja se krimi kryhet për tu përfolur në media, vrasjet duhet të bëhën të dijtura  përmes mediumeve që lexohen, shikohen apo dëgjohen. Një parim i keq që e ka mbërthyer shoqërinë shqiptare : duke e bërë të madhe “dhimbjen” tonë për dhëmbët e prishur e plotë qelb ,po i infektojmë  dhëmbët e shëndoshë duke e mbajtur gojën gjithnjë  të hapur .Mish  i ngordhur për hijena : sa më shumë vrasje ,sa më shumë krime , lexueshmëria ,dëgjueshmëria dhe shikueshmëria më e madhe (!). Lajmi është lajm, por lajmi nuk është për nxitje të lajmit të ri. Si nxitet?

Thjeshtë ,lexojmë për vrasjet e kurrë nuk lexojmë për dënimet. Pse mediat të jenë në shërbim të krimit-vrasjes? Pyetje pak e vështirë,  por  në thelb ashtu podel.:

“Masakër mbi trupin e një adoleshenteje në Xhafzotaj të Durrësit. Studentes 18-vjeçare i presin kokën, 3 muajshe shtatzënë.” Një akt barbar ka ndodhur ndaj një 18-vjeçareje nga fshati Vëllazërim i komunës Xhafzotaj, së cilës i kanë ndarë kokën prej trupit duke ia zhdukur më pas. Viktima quhet …., që sipas ekspertizës mjekoligjore, rezulton të ketë qenë 3 muajshe shtatzënë kur e kanë masakruar mëngjesin e hershëm të së enjtes. Adoleshentja ishte rritur jetime gjashtë vitet e fundit, pasi e ëma i kishte ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. ( nga shtypi)

Dikur pazaret në qytetin e caktuar dhe në ditën e caktuar grumbullonin shumë njerëz me gjthëfarë hallesh ,aty qarkullonte i tërë qyteti dhe të gjitha fshatrat ,aty shitej aty blihej ; por aty edhe vritej. Pse? Pse vrasësi e kryente krimin mu ditën e tregut? Pse vrasësi nuk e bënte atë krim një ditë para ose një ditë pas? Sepse i duhej publicitetit. I gjithë qyteti i caktuar ,fshatrat për rreth qytetit të caktuar ,flitnin , bisedonin dhe fajsonin apo çfajsonin. Duhej bërë e madhe. Po sot ? Këtë rol të publicitetit po e kryejnë mediat ; ”pa pare  pa pullë” domethënë  vrasësi dhe viktima e tij po ”popullarizohen” falë mediave: Një 25-vjeçar vritet në Isniq  .J.. ka mbetur i vrarë, pasi është qëlluar me kallashnikov, nga një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18, në Isniq të Deçanit. I dyshuari është arrestuar në fshatin Raushiq, pak minuta pas vrasjes. (nga shtypi)

E vërtetë që duke  e mbajtur gojën mbyllur nuk e shërojmë dhëmballën e prishur por edhe sikur të mbajmë vazhdimisht gojën hapur,dhëmballën nuk e shëndoshim  por edhe e qelbosim rrethin me erën e keqe të dhëmballës së prishur. Por duhet ndihma e mjekut. Por duhet shëruar dhëmballa.

Askush nuk kërkon që t`ia vemi zjarrin turrës së druve e t`i djegim gazetat dhe gazetarët që shkruajnë për lajme të këqija  por kërkojmë që etika të mbizotëron lajmin. ” Perderisa media shqiptare do udhehiqet nga parimi qe lajmi i keq përbën lajm dhe lajmi i mirë jo, ajo do jetë një gjenerator i gjithçkaje të keqe të shoqërisë! ( A. Bala)” E vërtetë ,gjenerimi apo ringjallja e së keqës  behet mu ditën e pazarit, në këto pazare tona të pakontrolluara  e të përditëshme.

 

Më kujtohet viti `97 , viti më i shëmtuar i historisë sonë , më kujtohen lajmet , më kujtohet dhuna; por më së shumti më kujtohet dhe kurrë nuk e harroj lajmin se ” si e kreu filani krimin edhe një herë se nuk ishte dje në EuroNews., dhe gjithësesi dëshironte që lajmet e botës të hapeshin me ”veprën” e tij. Ose lartëmadhëria e lajmit  ” ngritja e tre gishtave serb ” vetëm për tu parë në TV, jo pse e diente se çka janë ato tre gishta të ngritur.

 

”Ka dhe diçka tjetër: trumbetimi, nxirja, zmadhimi, spekulimi në shumë raste me lajmet e zeza, është gjithashtu po aq i zi sa vetë lajmi. Nga ana tjeter, shndërrimi i mediave ne helmdhënëse dhe vrervjellëse është shpesh prezent dhe shpesh qëllimi i saj është për  të dëshpëruar dhe depresuar lexuesit që besojnë me ndershmëri. Shqiperia ka plot e perplot lajme te mira. ( A. Zeneli.)”

”Trupi i pajetë i një 40-vjecari është gjetur mëngjesin e sotëm në unazën e autostradës në Lushnje. Mësohet se viktima, ende e paidentifikuar është gjetur pranë një subjekti privat, ndërsa paraprakisht dyshohet që shkak i vdekjes të ketë qenë një aksident rrugor. Trupi i pajetë është konstuar nga punonjësit e subjektit ku u gjet viktima të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Hetimet sakaq janë shtrirë në dy pista, atë të një aksidenti rrugor, ku drejtuesi i mjetet që ka shkaktuar aksidentin të jetë larguar nga vendi i ngjarjes, ose ai i vrasjes”

 

Duke i përcjellur lajmet ,më krijohet përshtypja që jemi popull ”drakullë” dhe që na intereson vetëm gjaku dhe vrasja dhe nuk kemi aftësi më të mëdha për të bluar në kokën tonë ndonjë lajm të gëzuar.:

”Rreth 1600 persona do të punësohen në sektorin e pylltarisë, të cilët për një muaj do të angazhohen në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar zjarret, në damkimin e masës drusore që është dëmtuar dhe në aktivitete të tjera silvikulturore në pyje.”( nga shtypi)

 

Mirret gjë ”Le Mond-i” i Parisit me vrasjen x në fshatin y.?  A  shkruan “ Neue Zuercher Zeitung “ për ndonjë të tillë?Po“Die Presse” e Vjenës si e ruan lexueshmërinë e saj të madhe?

 

Të shkojmë më tutje me analizën e kësaj temeje , një çasje ndryshe ,një zbërthim ndryshe nga ai që jemi mësuar t`a shofim. Gjakmarrja ,kësaj here mbetet jasht këtij zbërthimi, sepse gjakmarrja është një fenomen i popujve të tërë botës, e ne më së shumti përflitemi për këtë .

Vrasja si vrasje : Vrasje; vrasje në familje ,vrasje në rrugë, vrasje në polici, vrasje nga xhelozia ,vrasje nga borgji, vrasje nga smira; një mijë lloje vrasjesh .

Po të krahasosh kohët e shkuara me këto të sotit , në aspektin e vrasjeve na del që vrasja është bër modë , vrasja është domosdoshmëri ; me vrasje rritet imixhi i familjës ,me vrasje del në faqe të parë të gazetave, në lajmet kryesore të kinemave shtëpiake etj , etj.

Shkaqet ? Nga më të ndryshmet. A është vrasja në numër kaq të madh, pasojë e ndonjë çregullimi shoqëror apo  na është trashëgimi ? ”Krim në familje, burri vret gruan me thikë (06.10.2012 |20:40)   Vetëm disa çaste më parë, nje burrë ka vrarë gruan e tij me thikë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës rreth orës20:30min…..”.Lajm i zakonshëm , i përditshëm, me një vend të mirë gazetë ,në shikimin e të gjithëve.

Vrasja ,pasojë apo trashëgimi? Media, që duhej të rreshtohej kah edukimi, kah e mira, kah presioni ndaj drejtësisë apo krimit, kthehet në megafon të përhapjes së mungesës së shpresës, së krijimit të një modeli përsëritës, të një ekstrastresi në zemrat e njerëzve.  Kronika e zezë i pllakos zemrat e njerëzve qysh sa çelin sytë. Kurioziteti i tyre kthehet në makabër, kur nevoja për të marrë vesh gjëmën e radhës i zë vendin një analize të thellë të shkaqeve, përgjegjësive dhe zgjidhjeve, që po media e ka pasur shansin t’i ofrojë, po nuk i ka ofruar.( E. Kristo).  Parim i keq, shëmton etiken, krijon pershtypje të mbrapsht se kinse shqiptarët janë sy e vesh vetëm për lajme të këqia, ato janë risi, …, dëmton imazhin, dëmton perspektiven kombëtare, mund të ndihmoj vetëm mediumin lansues përmes leximit-dëgjimit-shikueshmërisë! Lajmi është lajm, bile lajmi i mirë po u lansua drejt, do të ketë jehonen e vet të madhe!(M. Thaqi)

”Trupi i pajetë i një 25-vjecari është gjetur mëngjesin sotëm në qytetin e Vlorës. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Nardi Latifi, ndërsa mësohet se ai është gjetur në anë të lumit nga një banor i zonës, ne fshatin Drithas Llakatund. Mësohet se viktima ishte punëtor ndërtimi.  Ndërkaq, grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes se 25-vjecarit, ku nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes.”

 

 

Lajmet në tv Italiane pershembull përveq kronikës së zezë qe e len nga mesi i emisionit, në kundershtim me tv tona që e nxjerrin në ball të lajmeve kroniken e zezë, japin edhe lajme që të krijojnë mundesinë e kurreshtjes psh, kur zbulohet ndonje planet i ri nga NASA e kanë ndër lajmet kryesore apo kur e kanë ndonje festë si popull ;ndërsa ne gjithmon synojmë të tregojmë më të keqen dhe i harrojmë qe lajmi mund te jetë dhe diçka që na gëzon dhe  jo vetëm ato që na hidhërojnë.( E. Mema) .  Shembull mund te jap edhe kur dolëm kampion Europe në peshëngritje, asnjë televizion nuk e pati ndër kronikat e para këtë lajm por e kishin futur nga mesi apo edhe me keq në lajmet e fundit sportive, ndersa sapo u akuzuam për perdorim dopingu, menjëherë e nxorrën ne faqe te parë gazetat dhe televizionet si lajm. Pra? Kjo ka lidhëje me nivelin kultural të një populli apo të një programimi të vetëdijës dhe uljës së nivelit të saj.

Sikur te ndaloheshin botimet e lajmeve te krimit ,e garantuar qe kriminaliteti kishte për të pësuar rënje të madhe.Gjeneratoret e krimit ,janë edhe  mediat. Këtë e them me pergjegjësi .

Vrasja ,pasojë apo trashëgimi? Media, që duhej të rreshtohej kah edukimi, kah e mira, kah presioni ndaj drejtësisë apo krimit, kthehet në megafon të përhapjes së mungesës së shpresës, së krijimit të një modeli përsëritës, të një ekstrastresi në zemrat e njerëzve.

 

Fahri Xharra

13.10.12

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch