Home » Lajme » Lavdi Enver Zymberit!

Lavdi Enver Zymberit!

Enver Zymberi, pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Kosovës – ROSU, ka vdekur në orët e mbrëmjes, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve të rënda në kokë, që kishte marrë nga snajperët serbë, sot në veri të Kosovë, dhe ka vdekur rreth orës 22 e 10 minuta.

Enver Zymberi (1979) nga Dubovci i Vushtrrisë, ishte pjesëtar i njësisë ROSU nga vitit 2000. Ai ka lënë gruan dhe tre fëmijë.
Konfirmimin për vdekjen e Enverit e dhanë policia e Kosovës dhe mjekët e QKUK-së në një konferencë të jashtëzakonshme.

“Me keqardhje u njoftoj se kolegu ynë Enver Zymberi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, gjenerata e 10-të, sot rreth orës 22”05, pas plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka.

Sipas Bekës, si pasojë e të shtënave me armë në veri, është plagosur Enveri.
Nga ana tjetër, mjekët në QKUK kanë thënë se Enveri ishte goditur nga një predhë në kokë dhe nuk ka pasur mundësi të ndërhyrjes kirurgjike.

Kryeministri Thaçi me këtë rast ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së policit të Kosovës, Enver Zymberi nga Dubovci i Vushtrrisë.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin që polici i shtetit të Kosovës, Enver Zymberi, edhe përkundër përkushtimit të madh të ekipeve mjekësore, ndërroi jetë sonte, pas plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës, por që nuk ia arritën”, thuhet në telegram.

Thaçi ka thënë se vdekja e Enverit është një humbje e madhe jo vetëm për Policinë e Kosovës, por për mbarë popullin dhe institucionet e vendit.

“Falë Enverit dhe policëve të kalibrit të tij të lartë, institucionet e Kosovës arritën të vënë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në pikat kufitare në veri të vendit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, përfundon telegrami i ngushëllimit.

Telegraf ngushëllimi kanë dërguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Portali KosovaLindore.Com, familjes së të ndjerit Enver Zymberi, shokëve te punës, institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

It might look like this, i’m going to describe justbuyessay.com/ the process of

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch