Home » Opinione » LAVDI JETËS DHE VEPRËS PATRIOTIKE TË TË MADHIT Dr. YMER ALIUT

LAVDI JETËS DHE VEPRËS PATRIOTIKE TË TË MADHIT Dr. YMER ALIUT

Shkruan: Nehat Hyseni

Lajmi tronditës, që shumë vështirë e kam ta besoj, për vdekjen e herëshme dhe të papritur të Dr. Ymer Aliut, më gjeti rrugës për Preshevë. Nuk mund ta besoj kurrësesi!
Zemra e tij e madhe dhe shpirti humanitar e patriotik, e pësoi qysh në vitin 2002, kur nga kujdestaria e lodhëshme në Spitalin e Prishtinës, pa pushuar fare kishte marrë rrugën për t'i ndihmuar luftëtarët e Lirisë në Sllupçan të Kumanovës. Por, rrugëtimi kishte qenë tejet i vështirë, nëpër mot me shi dhe baltë, plotë 13 orë, në këmbë. Dhe zemra nuk kishte duruar.
Aty Dr. Ymeri pëson infarkt të rëndë kardiak, nga i cili nuk u shërua plotësisht kurrë, edhe përkundrejtë shumë intervenimeve kirurgjike mbrenda dhe jashtë Kosovës.
Megjithatë, nuk u shërua. Edhepse Dr. Ymeri gjithëmonë do t'i këshillonte pacientët e  tij të shumtë, të cilët i deshti më shumë se vehten, se si duhen kujdesur dhe ruajtur shëndetin, por ai vehten ishte i gatshëm ta sakrifikoj dhe të flijohet për Atdheun dhe Lirinë, pa e përfillur fare shëndetin e vet!
Dr. Ymeri është martir i Kombit shqiptar, që sakrifikoi shëndetin dhe e flijoi jetën për Lirinë e trojeve shqiptare.
Lavdi i qoftë të madhit Dr. Ymer Aliu!
Hero i kombit shqiptar!
Dr. Ymeri do të mbetet gjithëmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, si idealist dhe patriot i flaktë, që flijoi shëndetin dhe jetën për Shqiptari!
U prefsh në paqe HERO I KOMBIT Dr. Ymer!
Ti nuk u bëre hero, por linde i tillë. I tillë ishe kur si fëmi luanim bashkë dhe ti gjithëmonë dalloheshe për urti dhe dashamirësi me të gjithë.
Gjatë kohë nuk pate mundësinë ta vizitosh Preshevën tënde të dashur, për të cilën përmalloheshe aq shumë. Të digjte malli dhe dashuria për Vendlindjen Tënde Preshevën, që aq shumë e deshte. Të merrte malli për "gurin e drunin" dhe për njerëzit, farefisin, për fëmijë e pleqë, për të gjithë. 
Sa e tronditur Presheva duket sot, o Dr. Ymer!
Nuk të ka harruar Presheva Ty asnjëherë dhe ndihet krenare që lindi dhe rriti një burrë aq të madh, HERO KOMBËTAR!
Dr. Ymer, Ti jetove pak, shumë pak. Jeta jote ishte shumë e shkurtër, por Ti bëre vepra shumë të mëdha dhe duartë e tua të arta prej kirurgu të shkathët dhe me nam, që "zanatin" e mësove në zemrën e Europës dhe kulmin e dijes, në Gjermani dhe punove me shprehi e pedantëri e edukatë dhe zell gjermani, por me zemër patriotike si shqiptar i madh dhe i devotshëm për Kauzën kombëtare shqiptare.
Dr. Ymer, Nuk vdiqe! Jo, jo!
Ti linde sot, meqë vepra Jote e madhe është e pavdekëshme, e amshueshme!
Në këto momente dhimbjeje dhe pikëllimi të pafund, i shprehë ngushëllime familjes, nanës Havë, bashkēshortes, fëmijve, vëllaut Ismajlit, motrave, kushërive, nipave, miqëve dhe dashamirëve, kudo që janë. 
Uroj që mburrja për veprën dhe namin Tënd të madh madh dhe krenarinë që të patëm, të na shërbej si ngushëllim dhe të na jep forcë ta përballojmë dhimbjen dhe pikëllimin e pafund!
Lavdi veprës sate të madhe HERO I KOMBIT Dr. YMER!
Zoti i Madhëruar të shpërbleftë me Xhehnet!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch