Home » Lajme, Vendore » LB- Lugina e Preshevës nuk po mbrohet nga politika kosovare

LB- Lugina e Preshevës nuk po mbrohet nga politika kosovare

Nazim Jashari koordinator i Lëvizjes për Bashkim në Gjilan ka thënë se fatkeqësisht përfaqësuesit e zgjedhur të popullit shqiptar të Kosovës kanë dështuar që njëkohësisht këtë problem ta shtrojnë për zgjidhje edhe çështjen e shqiptarëve të mbetur pakicë duke mohuar kështu vetveten dhe nevojat ekzistenciale të pjesëve të popullit shqiptar të mbetur në mëshirën e vullnetit arbitrar të qeverisë së Beogradit në Luginë të Preshevës, apo në mëshirën e bandave kriminale në pjesën veriore të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim organizon të martën më 19 mars në ora 12:00 një protestë në Prishtinë. Kjo protestë do të mbahet në vigjilje të vazhdimit e me shumë gjasa edhe të përmbylljes së kësaj faze të bisedimeve të autoriteteve të Prishtinës dhe të atyre të Beogradit, me të cilën LB do të shprehë pakënaqësinë e vet.

Sipas Jasharit indiferenca, pakujdesia apo paaftësia për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve nga ana e qeverisë që kryesohet nga Hashim Thaçi është duke institucionalizuar një diskriminim të ri ndaj popullit shqiptar, që do të kthehet në burim jo stabiliteti për aq kohë deri sa shqiptarët e gjetur në pakicë të barazohen në të drejta me serbët e përkëdhelur nga të gjitha anët” mendon Jashari.Sipas Jasharit, Lëvizja për Bashkim mendon se shqiptarët e gjendur në tri komunat jugore ku shtrihet administrata e Serbisë kanë plotësisht të drejtë ta shprehin pakënaqësinë e tyre me lënien në hije që u është bërë nga ana e atyre prej të cilëve nuk e kanë pritur në asnjë mënyrë këtë injorim, porse është për të ardhur keq që me këto bisedime përfundimisht po u mëshohet vijë shqiptarëve, por edhe qytetarëve të tjerë të Kosovës që jetojnë në pjesën veriore të vendit që tash e katërmbëdhjetë vjet kanë jetuar më keq se nën Serbi, apo si “maca nën tërvesë” siç thotë populli, porse kanë qëndruar me shpresën që administrata e Prishtinës një ditë do t’i shtrijë pipat e vet edhe në atë pjesë të vendit, porse tashmë me këtë marrëveshje përfundimisht ata do të mbeten nën sundimin e çetnikëve të rinj të cilët tash e mbrapa do të jenë partnerë të Hashim Thaçit, në partneritet me të cilin do ta jetësojnë shpërnguljen edhe të këtyre pak banorëve shqiptarë të veriut, pas atyre dhjetëmijëve që u dëbuan me zjarr në dimrin e vitit 2000 tha Jashari./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch