Home » Lajme » Leci e Dragusha tash e gjashtë muaj në pritje

Leci e Dragusha tash e gjashtë muaj në pritje

Mbrojtësit e Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Leci dhe Alban Dragusha, nuk kanë menduar se do të shkojnë 15 javë në ligën suedeze “Allsvenskan” dhe nuk do të luajnë me skuadrën e Kalmarit.

Kur iu bashkuan Kalmarit para fillimit të këtij edicioni, si Leci ashtu edhe Dragusha ishin pjesë e ekipit bazë në fazën përgatitore, madje mediat suedeze bënë shumë bujë me ta. Mirëpo, lëndimi i të dyve në ije një muaj pa startuar kampionati në Suedi, bëri që futbollistët kosovarë të pushojnë për katër muaj. Ata u patën transferuar te Kalmari nga Superliga e Shqipërisë – Leci nga Kastrioti, kurse Dragusha nga Skënderbeu.

“Kur erdhëm gjithçka ishte shumë mirë, ishim në përbërjen e parë në ndeshjet kontrolluese gjatë fazës përgatitore. Me një fjalë ishim bazë e ekipit, por lëndimi bëri që ne ende të mos debutojmë në kampionatin suedez”, tha Leci, të dielën. “Nuk kemi pritur të na ndodhë kjo, por ne u lënduam një muaj pa filluar kampionati. Kështu e ka futbolli”.

Leci e Dragusha tashmë kanë kaluar problemet me lëndimet dhe i janë bashkuar ekipit të parë në stërvitje. Futbollistët kosovarë kanë edhe seanca stërvitore te veçanta për të kompensuar kohën e humbur dhe rikthyer formën.

“Jemi të përgatitur 100 për qind, po bëjmë edhe stërvitje shtesë”, tha Leci.

Ai thotë se janë kandidatët e parë për t’u inkuadruar në përbërje nëse trajneri vendos të bëjë ndryshime në ekip. Leci dhe Dragusha po e presin rastin e tyre dhe tash gjithçka varet nga trajneri Nanne Bergstrand.

“Jemi kandidatët kryesorë për t’u futur në ekipin e parë, por ekipi po shënon rezultate të mira dhe nuk duhet të ndryshohet. Kur u shëruam nga lëndimet, ekipi u fut në formë dhe trajneri na bëri të ditur se do të vazhdojë kështu, pa ndryshime”, tha Leci. “Me rëndësi është që ekipi po ecën mirë, kurse ne po presim rastin tonë për të dëshmuar veten”.

Leci vlerëson se futbolli suedez është shumë i fortë fizikisht dhe skuadrat kanë një organizim të mirë. Sipas tij, e veçanta e këtij kampionati është se nuk ka skuadër favorite.

“Luhet me temp shumë të fortë dhe ka javë kur zhvillohen deri në tri ndeshje kampionale”, shtoi Leci.

Skuadra e Kalmarit, pas 15 xhirove, zë vendin e tretë në kampionatin e Suedisë, kurse pjesë e kësaj skuadre është edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Etrit Berisha, që është i padiskutueshëm në portë.

With that in mind, if you are a new teacher or perhaps not so new but know that question-asking is an area where you’d like to grow, start tomorrow writemypaper4me.org with these five 1

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch