Home » Lajme » Legjionarët në Europa League shënuan gola

Legjionarët në Europa League shënuan gola

Zurichu i shqiptarëve Mehmedi e Nikçi ka barazuar me Lazion e Lorik Canës 1 me 1 në Europa League. Autori i golit të vendasve ishte Adrian Nikçi, i cili shënoi në minutën e 23-të për të barazuar, pas golit të Scullit një minutë para tij.

Nga ana tjetër, kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana luajti 46 minutat e parë, teksa u ndëshkua me karton të verdhë, me ç’rast u zëvendësua.

Ndërkohë Admir Mehmedi luajti nga minuta e 63-të për vendasit.

Prishtinas i Twentes, Emir Bajrami e ka ndihmuar fitoren e ekipit të tij në ndeshjen me Odensen në kuadër të ndeshjes së grupit K në Europa League.

Holandezët fituan 1:4 në terrenin e ekipit danez, dhe Bajrami shënoi golin e dytë. Twente është lider në grupin e vet me 7 pikë nga 3 ndeshje.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch