Home » Lajme » Leonora me befasi për publikun

Leonora me befasi për publikun

Këngëtarja e shumëkërkuar Leonora Jakupi ka nisur përgatitjet e saj për albumin e ri që do ta lansojë gjatë këtij viti. Ajo na bën të ditur se ky album do të jetë me këngë të përzgjedhura nga krijuesit më të mirë të skenës muzikore dhe do të jetë i pasur edhe me shumë befasi të tjera.

“Jam në përgatitje të albumit, i cili do të jetë mjaft cilësor dhe me këngë të stilit tim. Jam duke punuar mjaft shumë në këtë album, në mënyrë që të sjell befasi për adhuruesit e mi”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Përveç albumit Leonora tani do të nisë përgatitjet edhe për një videoklip të ri, kënga e të cilit gjendet në album. Për më shumë detaje rreth videospotit Leonora nuk preferon të flasë, sepse dëshiron që çdo gjë të mbetet surprizë për publikun.

Ndërkaq angazhimet e saj muzikore vazhdojnë të jenë të mëdha me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

H.H

Many seniors are currently experiencing a financial crisis and trying to figure homework-writer.com/ out how to pay for their college education

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch