Home » Lajme, Vendore » LETËR E HAPUR DREJTUAR GALIP BEQIRIT

LETËR E HAPUR DREJTUAR GALIP BEQIRIT

Z.Beqiri…

 

Aktiviteti yt personal, dhe i një oragani të cilin po e udhëheq me emrin “Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, dita ditës shumë e më shumë po involvohet edhe aty ku ka kompetenca, edhe aty ku nuk ka kompetenca, edhe aty ku ka nevojë, por edhe aty ku për momentin aspak nuk ka nevojë.

Për një pjesë të popullatës Shqiptare të Komunave të Bujanocit dhe Preshevës e keni fituar epitetin e organit të dobishëm, një pjesë tjetër po ju llogarit sikur zullumqar dhe grup interesash, kurse për pjesën dërmuese të banorëve të fshatit Llucan juve as që egzistoni dhe aspak nuk mirren me ju.

Z.Beqiri, ju dhe institucioni që ti udhëheq me të, këtyre ditëve të fundit jeni involvuar drejtpërsëdrejti në shkarkimin e Drejtorit aktual të Shkollës Fillore Sami Frashëri nga Llucani, dhe po vazhdoni aktivitetin në emërimin e Drejtorit tjetër.

Për këtë aktivitet tuajin po e llogarisim që edhe keni kompetenca ligjore, por që po jua përkujtojm që nuk e keni aspak nevojën, nga fakti se PVD pjellë e të cilit jeni ju dhe Institucioni të cilin ti e udhëheq, nuk keni kandidatin tuaj për Drejtorin e ardhshëm të kësaj Shkolle të fshatit Llucan. I gjithë ky angazhim i juaji rreth kësaj çështje, bile edhe me metoda të flliçura duke ju kërcënuar një anëtari të Këshillit të Shkollës, po bëhet vetëm për një qëllim, e ai është për të ia mundësuar partnerit tuaj të koalicionit LPD.s (edhe pse nuk është përkrahës i KNSH.s), për ta emëruar kandidatin e vet si Drejtor të kësaj Shkolle.

Edhe ju e dini se Partia të cilës ti personalisht i përket, nuk e ka nominuar kandidatin e vet të mundshëm për Drejtor të kësaj Shkolle. Angazhimi i yti maksimal rreth kësaj çështje nuk po mungon, sepse qëllimi juaj është të bëni kusuritjen në nivel të mardhënjeve të partnerëve të koalicionit, e në kundërshtim dhe kurriz kundër vullnetit dhe dëshirës të kolektivit të Arsimtarve, Nxënësve dhe Banorëve të fshatit Llucan.

Me seriozitetin dhe sinqeritetin më të madhë të mundshëm jua bëjmë me dije se ky qëllim i juaji dhe imponimin që jeni duke na e përgaditur, nuk do të kalojë edhe aqë lehtë dhe pa pasoja serioze.

Z.Beqiri, mbesim optimist dhe me shpresë reale, se kërkesën, brengën dhe seriozitetin tonë do ta kuptosh dhe pranosh pa u hamendur, dhe angazhimin tënd rreth kësaj çështje do ta ndërpresësh menjëher.

Në të kundërtën, pasojat eventuale të mundshme që mund të dalin si pasojë e involvimit tënd edhe më tutje rreth emrimit të Drejtorit të Shkollës fillore Sami Frashëri të fshatit Llucan, do ti bartësh personalisht ti.

 

Me rrespekt nga: Pjesa dërmuese e Kolektivit të Shkollës fillore Sami Frashëri Llucan

                              Nxënësit e Shkollës

                              Prindërit e nxënësve të kësaj Shkolle

 

Llucan  17 Mars 2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch