Home » Lajme » Letër e hapur drejtuar Këshilltarëve Shqipëtarë të Asanmblesë Komunale të Komunës së Bujanocit

Letër e hapur drejtuar Këshilltarëve Shqipëtarë të Asanmblesë Komunale të Komunës së Bujanocit

Ju jeni të zgjedhurit dhe keni mandatin e popullit, mision i qartë i cili ju obligon t’i mbroni vetëm interesat e tijë.  Secilit Subjekt Politik i takoni në këto momente, për ne aspak nuk është e rëndësishme, me rëndësi është që ju jeni Shqipëtar.

 

Të nderuar dhe respektuar Këshilltarë, përfaqësues të popullit, ajo që na shtyri që në këto momente dhe në këtë mënyrë të ju drejtohemi publikisht, është seanca e pestë që do ta keni në ditën e Martë(19.07.2011) nga ora 10:00.

Nga Mediumet elektronike dhe ato të shkruara vendore Lokale kemi mësuar se për këtë seancë keni të caktuar një rendë dite shumë specific për dallim nga herat e kaluara që jemi mësuar të ju ndjekim që nga viti 2002 që kur ne Shqipëtarët e drejtojmë këtë institucion. Kësaj here do të mireni me vetëveten por jo edhe për të mirën dhe hallet e atyre që ju kanë zgjedhur.Ju Këshilltarë Shqipëtarë me ndihmën e disa votave të Këshilltarëve Serb do të keni urdhërin ti shkarkoni dhe eliminoni nga skena politike disa Shqipëtarë tjerë të cilët poashtu me votën e Shqipëtarve kanë marrë legjitimitetin të jenë aty ku ju do të mbeteni posa ata do ti shkarkoni.    

Po nuk po mundemi ta kuptojm një gjë: pse shqiptarët merren vesh më lehtë me të tjerët për të keqen e tyre se sa me vëllaun për të mirën e përbashkët.

Duhet të keni kujdesë, ju nuk keni legjitimitet  për një mision të tilllë, jeni të obliguar ta ndëgjoni vetëm zërin e popullit, ne në Parlamentin Komunal ju kemi dërguar për diçka tjetër e jo për këto që do ta bëni në ditën e Martë.

Ju politikajtë Shqipëtarë të pa përgjegjshëm, vendin po e dërgoni në humnerë kurse popullatën po e përçani skajshmërisht deri në përmasa të rrezikshme, vetëm për një qëllim, ti ruani pozitat dhe privilegjet tuaja dhe për teket dhe inatet personale dhe klanore. Duhet ta dini se pjesa dërmuese e Shqipëtarve të Komunës tonë kundërshtonë fuqishëm këso veprime. Ne ju kemi ndëgjuar juve që të dalim masovikishtë në votime sepse ju na keni bindur se duhet të jemi numerikishtë më shumë se të tjerët në Parlamentin komunal, ne nuk jua kemi dhënë mandatin që me votat e të tjerëve ti shkarkoni tanët, këtë të drejtë edhe më tejë e mbajmë vetëm ne, e ne jemi votuesit Shqipëtarë kur do të vie koha e zgjedhjeve, e zgjedhjet do të mbahen shumë shpejtë, edhe rreth 6 apo 7 Muaj. Kërkojmë nga ju që deri në votimet e ardhshme të jeni unik, ta ruani shumicën shqipëtare në Kuvend, mund ta keni patrnerin e kooalicionit nga pala tjetër, por vetëm mbi limitin 21 të këshilltarëve Shqipëtar, kursesi me ata të tjerët  gjithësejt 21, ju e dini më mirë se na PSE?

Nuk po dëshirojmë të besojmë se jeni aq naiv duke e mos llogaritur forcën e atyre që ju kanë zgjedhur.Mos vallë mendoni se ne nuk dimë dhe nuk mundemi të ju zbrapsim nga tradhëtia që jeni duke na e përgaditur.Instrumenti i padëgjushmërisë qytetare dhe rezistenca fizike edhe më tej nuk na kan kaluar në harresë. Sallën e Kuvendit aty ku ju vendosni pa kokën tuaj për fatin dhe në dëm të popullatës Shqipëtare në çdo kohë munden ta bllokojnë hiç më shumë se 100 individë fuqishëm të rrebeluar që nuk është shumë vështirë të grumbullohen në çdo kohë tani kurë dominon dëshprimi total i popullatës në përgjëthsi nga kriza ekonomike egzistenciale, hyrjen në ndërtesën e kabineteve tuaja luksoze të klimatizuara në çdo moment mundë ta bllokojn vetëm disa mjete transportuese dhe aq vetura të kalimtarëve të rastit.Të nderuar Këshilltarë; si do të veproni po të gjindeshit në këtë situat të palakmueshme që askush nga ne nuk e dëshiron, a mos ndoshta këta njerëz do të kërkoni të burgosen me ndihmën e miqëve të partnerëve të kooalicionit tuaj me të cilët po planifikoni ti shkarkoni Shqipëtarët, si do ta ndieni vehten nëse fillojnë të na qeshin dhe tallen të tjerët për këso veprime!
-Dhe për fund të sqarohemi mirë dhe qartë, sepse mund të na llogaritni si të manipuluar të atij subjekti politik apo këtij subjekti politik.  Nuk jemi as të PVD-ës as të LPD-ës as të UDSH-ës e as të PD-ës. Ne jemi të gjithë me ju, poashtu ju llogarisim edhe më tej të gjithëve me ne, nga arsyeja se jemi vëllezër Shqipëtarë.

Këkesë e jona ndaj jushë është shumë e thjeshtë dhe po aq modeste, deri në zgjedhjet e ardhshme kërkojmë nga ju të jeni unik, së bashku, dhe pa e lejuar të na futen ndërmjet të tjerët sepse atyre edhe më tej nuk ju besojmë.

 

Për të gjitha këto që i thamë më lartë e kemi përkrahjen e shumicës dërmuese të popullatës Shqipëtare të Komunës Bujanocit dhe Mediumeve Lokale.

 

Përkrahës, nënshkrues dhe të njoftuar të kësaj letre të hapur janë intelektual të ndryshëm, individ dhe profesionista të lëmive të ndryshme, veprimtarë të merituar të ndryshën të së kaluarës, ish-pjestarë të UÇPMB-ës,  Student, nxënës, prijës Fetar dhe Xhematlinjë të disa Xhamive të Komunës së Bujanocit, penzionistë dhe të tjerë.

 

Kjo letër do të ju dorëzohet të gjithë Këshilltarëve Shqipëtarë të Komunës Bujanocit, poashtu lusim Mediumet Lokale që letra të publikohet në tërësi pa asnjë ndryshim dhe shkurtes eventuale.

Imagine how jessica must have felt when something so personal, sent to someone she thought she trusted, was sent http://www.spying.ninja to everyone she knew and they ridiculed her for it

4 Responses

  1. sy kaltroshi thotë:

    hahhhahahah , sa qesharake ,, leni more kto se nuk i han populli mo kto llokopendraaa ,,, ccc qka po tuteni more kaq shum hajt se din me majten bujanocin shum mire shaipi edhe jonuzi , pse a nagipi e paska majten deri tash a ,,,, hahahah me lot kam qeshe me kete leter

  2. drejtesia thotë:

    po ti koke naj radikal vetem gjuhen e paske msu shqip , sdi qysh mun me komentu ti ne ket web.faqe po nejse si ti shpiun ka shume qe edhe kto web faqe patriotike i ndjekni ju se keni nje karrier te dyshymt , shaipi ne ta ruje farushin se ne te ardhmen ne BG kane me jetu bashk

  3. lisi thotë:

    Me gjasë qenke bjondinë ti që nuk po e ditke se kur duhet qeshur e kur duhet qarë. Kështu diçka pati bërë Shaipi në vitin 2006 (apo në 2008 e me këto zgjedhje na kanë trullav ma) kur i pati humbur zgjedhjet në PVD u zgjodh pa u votuar dhe shkeli parimet e veta kur thoshte se të drejtë përfaqësimi dikund ka vetëm personi që fiton vota.

  4. Gazetari thotë:

    Vaji i Burrave eshte kenga, e nganjeher edhe e qeshmja ironike duke i maru vetit qefin se azgje nuk po ndodh dhe azgje nuk do te behet. Nese Shaipi dhe Januzi per ty qenkan te mir, ti lirisht meri e coj te shpia jote, ata tek popullata e Komunes Bujanocit e kryten, Hazreti Pinga mo nuk i pshton, juv del era te dera. Gazetari.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch