Home » Lajme » Letër e Hapur drejtuar Kryekuvendarit Jakup Krasniqi

Letër e Hapur drejtuar Kryekuvendarit Jakup Krasniqi

REPUBLIKA E KOSOVËS

KUVENDI I KOSOVËS

Kryetarit Jakup KRASNIQI

10 000 Prishtinë

 

*LETËR E HAPUR*

 

I nderuari Kryetari,

 

Më lejoni që në fillim ti shpreh shqetësimet tona rreth situatës së krijuar
të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë. Shpresojmë që dy vendet do të
ndërmarrin
masa urgjente për tejkalimin e bllokadës tregtare që seriozisht i kërcënon
marrëdhëniet fqinjësore në frymën konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet
për lëvizje të pandërprerë dhe këmbim të njerëzve, mallrave dhe kapitalit
mes shteteve.

Veprimet e tilla si të shtetit maqedonas nuk i kontribuojnë paqes dhe
stabiliteti në rajon, krijimit të fqinjësisë së mirë dhe nuk janë në raport
me vlerat integrues të familjes së madhe evropiane. Në këtë kontekst,
ndërtimit të marrëdhënieve të afërta miqësore mes qytetarëve dhe
intensifikimit të bashkëpunimit të bashkësisë së biznesit të të dyja
shteteve duhet të mbetet prioritet.

Megjithatë, nuk mundem pa iu drejtuar Juve në emër të Këshillit Kombëtar
Shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që në
suaza të kompetencave të Juaja të siguroni implementimin e plotë të
Rezolutës me Nr. 04-R-011 dhe të shqyrtoni pezullimin e taksës për
automjetet e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Tashmë janë
bërë dy vite radhazi, njëherë 60 euro për dy javë e më pas 20 euro për një
javë, që bëhet pagesa e shqiptarëve për policat e sigurimit të automjetit
nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Janë fakte noterë arsyet e vendosjes
së kësaj takse. Por, konsiderojmë që kjo taksë aplikohet vetëm për
shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga se për qytetarët e
komunitetit serbë, Qeveria e Serbisë përmes fondeve dhe mënyrat jo formale
i bënë refundimin e kësaj takse.

Andaj, duke dënuar dhe gjykuar aktin e shtetit maqedonas, iu lutemi
publikisht të shqyrtoni po në të njëjtën mënyrë edhe veprimet e shtetit të
Kosovës ndaj shqiptarëve të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës.

Pasur parasysh që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Rezolutë për
të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me Nr. 04-R-011
të datës 6 qershor 2013. Mbesim me shpresë që të përfaqësoni edhe interesat
e shqiptarëve të kësaj treve dhe urgjentisht të ndërmerrni masat e
nevojshme.
Bujanoc,
13.09.2013
__________________

Galip Beqiri – Kryetar

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch