Home » Lajme, Ndërkombëtare, Politikë » LETER E UNIONIT SHQIPTAR TE SHOQERISE CIVILE, DREJTUAR ZOTIT DONALD TRAMP DHE ZONJES ANXHELA MERKEL.!

LETER E UNIONIT SHQIPTAR TE SHOQERISE CIVILE, DREJTUAR ZOTIT DONALD TRAMP DHE ZONJES ANXHELA MERKEL.!

I nderuar zoti DONALD TRAMP.!
President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.!

E nderuara zonja ANXHELA MERKEL.!
Kancelare e Republikes Federale te Gjermanise.

Me ndjenjen e larte te pergjegjesise qytetare dhe me shqetesim te madh kemi ndjekur zhvillimet politike me te fundit ne Kosoven Lindore,ne tre komunat ku banojne shqiptaret,ne MEDVEGJE,BUJANOC e PRESHEVE.
Prej shume e shume viteve, ne keto komuna jane shkelur ne menyre te vazhdueshme, te drejtat dhe lirite themelore,te drejtat kombtare e njerzore te shqiptarve.
Keto vendbanine te vjetra te popullit shqiptar jane braktisur e lene ne meshiren e fatit.
Politikat qe ka ndjekur Serbia ndaj tyre kane qene politika te diferencimit,te braktisjes totale e te shpopullimit te dhunshem.
Synimi i ketyre politikave ka qene zbrazja e ketyre vendbanimeve shqiptare dhe spastrimi etnik.
Ne vitet e fundit, ne rendin e pare ka qene MEDVEGJA, nje komune me territor sa gjysma e tre komunave shqiptare te marra se bashku.
Me te gjitha mjetet qe ka ne dore, shteti serb ka punuar per largimin e shqiptarve nga kjo komune duke ja veshtirsuar e bere te pamundur jeten ne banesat e tyre.Keto zhvillime kane krijuar pakenaqsi te medha dhe e kane tensionuar situaten ne Rrajon.
Masa te tilla te vazhdueshme e te dhunshme te qeverise serbe,masa keto,represive e antishqiptare nuk i sherbejne paqes e bashkejetes midis popujve.
Ato po e mbajne gjalle frymen e armiqesise shekullore, serbo- shqiptare.
Politika amerikane dhe ajo europiane kane keshilluar vazhdimisht,kane nxitur e perkrahur rrugen e bisedimeve e te nenshkrimit te mareveshjeve te te gjitha llojeve midis Kosoves e Serbise.
Dhe kjo praktike eshte e drejte,eshte nje rruge te cilen shqiptaret e kane pranuar dhe konkretizuar ne politikat qe kane ndjekur.
Shembulli me domethenes eshte qendrimi qe Republika e Shqiperise mban ndaj minoriteteve gjithashtu domethenes eshte qendrimi qe Republika e Kosoves mban ndaj minoriteteve ne Kosove dhe veçanarisht ndaj minoritetit serb.
Respektimi i gjuhes,kultures,besimit fetar te minoriteteve,ruajtja e objekteve fetare dhe e trashigimise se tyre kulturore-religjionale,rrespektimi ne pergjithsi i te drejtave dhe lirive themelore flet per nje qendrim te drejte qe politika shqiptare ka mbajtur ndaj fqinjeve te vet.
Prej disa vitesh ne Kuvendin e Kosoves, minoritetet kane vendet e tyre te lira si dhe poste politike ne qeverine e Kosoves,ne nivelin e Drejtorve te pergjithshem,te zevendes ministrave, te Ministrave e keshtu me rradhe, e vertetuar kjo se fundmi edhe ne qeverine e re te kryeministrit KURTI.
Ndryshe ka ndodhur me qendrimin qe POLITIKA DHE QEVERIA SERBE kane mbajtur ndaj shqiptarve ne Republiken e Serbise, e veçmas ndaj banorve autoktone ne tre komunat shqiptare ne Kosoven Lindore,ne MEDVEGJE,BUJANOC E PRESHEVE.
Trajtimi i pabarabarte me qytetaret e tjere te Serbise,shkelja e vazhdueshme e lirive dhe e te drejtave themelore e lirive kombtare e njerzore e kane rrudhur minoritetin shqiptar ne Luginen e Presheves duke i detyruar banoret vendas te largohen nga shtepite e tyre e te marrin rrugen e mergimit.
Shembulli me tipik i viteve te fundit eshte qendrimi diskriminues, rrepresiv e antinjerzor qe po mbahet ndaj shqiptarve ne Komunen e Medvegjes.
Dikur nje komune me maxhorance shqiptare, sot ne kete qytet dhe rrethinat e tij gjithnje e me pak kane mbetur shqiptare.
Me metoda te dhunshme e te hapura,te njohura botrisht atyre i eshte pamundesuar jetesa normale ne shtepite dhe pronat e tyre.
Metoda e “PASIVIZIMIT TE ADRESAVE”eshte praktikisht nje “fshirje e emrave te familjeve shqiptare”, ne Komunen e MEDVEGJES nga rregjistri i gjendjes civile duke e kthyer MEDVEGJEN ne rastin me flagrant te shkeljes se te drejtave me elementare njerzore ne nivel europian e me gjere.
Me shume se 5000 shqiptarve i jane pasivizuar adresat duke i shkeputur te gjitha kontaktet e tyre me vendin ku jetojne.
Ne keto kushte,ata rrealisht nuk figurojne me si qytetare, ne vend banimet e veta.
Per rrjedhoje ata hasin shume probleme me mjetet me elementare te jeteses,kane probleme me te gjitha te mirat e sherbimet qe nuk i marrin dot,me te drejten e votes,me çdo qe lidhet me ekzistencen e tyre ne Kosoven lindore.
Shqetsim i madh per shqiptaret eshte edhe qendrimi me dy standarte qe eshte mbajtur deri me tash nga politika europiane ndaj minoriteteve rrespektive, ne Kosove e Serbi.
Ka patur kerkesa maksimale per politiken shqiptare, per qendrimin e saj ndaj minoritetit serb ne Kosove dhe heshtje totale per qendrimet e Serbise ndaj minoritetit shqiptar ne tre komunat e Kosoves Lindore.
Jemi te ndergjegjshem se per politiken amerikane dhe europiane, sjellja arrogante e Serbise ndaj qytetarve shqiptare mund te jete nje problem i vogel ndaj megaproblemeve qe kane vendet e popujt e tjere te botes.
Nga ana tjeter jemi te bindur se Ballkani ka qene dhe mbetet molle sherri me pasoja per konflikte rrajonale, europiane e me gjere.
E ne keto konflikte mardheniet shqiptaro- serbe kane qene me ndikim te dores se pare.
Shembulli i Medvegjes dhe i komunave te tjera shqiptare ne Kosoven Lindore,qendrimi brutal i Serbise ndaj tyre, ne shkelje te akteve dhe konventave europiane per te drejtat e njeriut mbajne gjalle armiqesine midis popujve dhe i sherbejne konflikteve shqiptaro serbe me pasoja te renda per popujt, per paqen e sigurine ne Ballkan.
I nderuar zoti Tramp.
E nderuara zonja Merkel.
Shqiptaret ne Kosoven Lindore ndjehen te braktisur,te keqtrajtuar e te neperkembur.
Ata e kane humbur qetesine e sigurine per jeten e tyre e te femijeve te vet.
Ne mendojme se ata e meritojne kujdesin tuaj, kujdesin ndaj nje populli qe ka ushqyer e vazhdon te ushqeje ndjenjat e miqesise e te respektit te thelle per Shtetet e Bashkuara te Amerikes e te Gjermanise si shtete potenciale, mike te shqiptarve, si vende me ndikim te gjitheanshem ne rrjedhat e ekonomise e politikes botrore.
Kjo qe serbet po bejne sot me shqiptaret ne Medvegje e ne krejt Kosoven Lindore nuk do te mund ta benin kurre me qytetaret e kombesise gjermane apo te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ju lutemi beni sa te jete e mundur e ndaleni doren e Serbise,ndaleni politiken e saj çfarosese ndaj shqiptarve ne Kosoven Lindore.
Ata jane autoktone ne pronat e tyre e ne vendbanimet e te pareve te vet.
Me ndjenjen e konsiderates me te larte,

Dashamir URUÇI,
UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE-USHC.
TIRANA-ALBANIA.
10 shkurt 2020.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch