Home » Lajme » Letërnjoftimi apo ” Lična Karta ” Artikulli më i kërkueshëm i këtyre ditëve

Letërnjoftimi apo ” Lična Karta ” Artikulli më i kërkueshëm i këtyre ditëve

Një subjekt Politik goxha i vjetër, këtyre ditëve po i kalon vuajtjet më të mëdha që nga themelimi i saj qysh para 20 viteve. Prej një shtëpie e në shtëpi tjetër po kalohet për të siguruar letërnjoftime, po mjafton vetëm letërnjoftimi pa prezencën e pronarit, sepse nënshkrimi i nevojshëm për Posllanikin po falsifikohet. Shumë i “fortë” do të jetë legjitimiteti i këtij Posllanikut në Parlamentin Serb me nënshkrime të falsifikuara.

I mjerë është çdo popull kur e përfaqëson individi me fyrmosje falso…

Edhe më i mjerë është organizatori i kësaj farse kur këtë veprim tenton ta paraqese sikur patriotëzëm.

 

Lexojeni sa çka deklaroi Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi në prononcimin e tij të fundit:

 

Eleminimi i një kërcënimi, gati gjithmonë lind kërcënime tjera. Ky rrezik bëhet më i madhë për faktin që skena politike shqiptare në komunën e Bujanocit jo vetëm po parcializohet me krijimin e subjekteve të reja, por ajo po rrezikon të defaktorizohet për shkak të armiqësive të hapura ndërshqiptare që po shprehen në fushatën e filluar. Sindromi përçarës, i filluar në Sanxhak mes partive muslimane, që në disa raste solli edhe viktima në njerëz, gjithnjë e më real po bëhet edhe në Bujanoc.

 

SKANDALOZE…

 

Ky fjalor me retorik ankthi dhe paralajmërim rreziku edhe pa asnjë bazë argumenti kërkon analizë serioze dhe syçelësi maksimale.

Këso skenare dhe paralajmërime më së paku priten të vinë nga ish kryetari i këshillit për të drejtat e njeriut, sado që ai po kalon në ethet dhe panikun e një humbje të afërme.

 

Shkruan: Nexhat Behluli

/autori është udhëheqës i shërbimit për informim i Partisë Demokratike / Bujanoc

One Response

  1. presheva thotë:

    o nexhat beluli edhe ti je i njet se edhe ti me nagip arifin tend deshirove te futesh ne parlamentin serb bile edh em akeq ne kualicion me parti nga sanxhaku por nuk ju renditen en liste nalte e u largut e tash po na shet patriotizem hiq ma i mir sjeni as ju mbetesh i pershndetur ng apresheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch