Home » Kulturë, Lajme » Letra e mikut , këshila për kombin

Letra e mikut , këshila për kombin

Fahri jam si ti, jam me ty, por – ai përtej teje a është si ne të dy, si janë të tjerët mbrapa nesh, në të djathtë dhe të majtë, ose në një rreth më të gjerë, apo edhe në shumë rrethe të tjerë koncentrikë.
Në kohë më të hershme, kur vajzat e fejuara, bënin gati pajën, një plakë u rrinte pranë.Kishte ndodhur një herë duke endë pëlhurë, shiu që kishte filluar, i shtynte vajzat të nxitonin që mos të lageshin penjtë, ose nuk do të radhiteshin mirë në shulin e tezgjahut/vekut/, plaka u thoshte, mos shqetësoheni, jam unë në krye tek shuli.
Na mungon plaka te shuli.- ishte brenga e mikut

Para se të komentoj ndërtimin e xhamisë në Lumbardh të komunës së Deçanit, miqve të mi, dhe të gjithë të tjerëve që kanë qasje në fb, po u tregojë një përrallëz, nga e cila, për ata që i kuptojnë meseletë, do ta kenë të lehtë të kuptuarit e idesë time, e cila qartësohet, pasi të jetë përfunduar syzhe e përrallzës – më shkrua miku

Në një fshat, diku në Kosovë, ( në kohën e Jugosllavisë së vjetër 1912-1940 ) banorët shfrytëzonin ujin e pijes nga një bunar/pus, i vetëm.Në atë fshat, pos një familjeje “shkije” do të thotë të fesë së krishterë(ortodokse serbe), të gjithë të tjerët ishin të besimit myslimanë/shqiptarë/. Famlija serbe nuk kishte telashe, dhe bonte jetë, sadopak normale.Kjo familje nga bagëtia, kishte edhe derra, të cilët për fatin e keq, shkonin të freskoheshin në baltën, që rreth bunarit formohej nga derdhja e ujit. Darret zhgërryheshin dhe nga pak balta binte në bunar. Disa nga banorët nisen të revoltoheshin, me të drejtë.Përpiqeshin për të gjetur formën si të pengohen derrat, që mos të ndotet uji i bunarit.Disa, madje më të egërsuar dhe të pa durueshëm, kërcënoheshim e therjen e derrave.
Njëri nga më të mençurit propozoi që zgjidhje të problemit të konsultohet një pleqnar i njohur i rrethinës. Masa e revoltuar u pajtua, dhe tek pleqnari shkuar disa më kryesorët.E paraqiten problemin, ashtu realisht si ishte.Plaku i mençur i pyeti se a kanë ndërmarrë diç, qoftë edhe agresive. Ata i thanë se plaku i fshatit ndikoi që të përmbaheshin.Pleqnari u kishte thënë se kanë bërë mirë që e kanë dëgjuar plakun e fshatit.”Dëgjoni” u tha atyre,në një bllok apo fletore të regjistroheshin familjet e fshatit, dhe për çdo ditë, nga e para deri e fundit të familjeve, të shkojnë gjatë kohës kur derrat shkojnë të freskohen rreth bunarit. Duhej të derdhej ujë me kujdes, e duhej të “lëmoheshin” derrat.Këtë udhëzim të pleqnarit e pëlqyen, dhe me të kthyer në fshat nisen punën nga i pari në regjistër.
Pas pak ditës këtë “marifet” e kishte vërejtur dhe studiuar familja serbe.Kryetari i saj kishte vajtur tek kryetari fshatit dhe i kishte kumtuar qëllimin për largimin e familjes së tij nga fshati. Kryetari i fshatit pas këshillimit me disa pleq të tjerë të fshatit, i kishte thënë kryetarit të familjes serbe, që mos të marri atë hap, duke i thënë se kemi jetuar në fqinjësi të mirë, dhe nuk ke arsye të largohesh.Serbi kishte vendosur për largim, dhe i kishte thënë vetës:”Po këta që patën iri derrat, tash që filluan edhe t’ i lajnë, është një kob për mua”.Shkoi serbi pa “ferrë” në këmbë, njëkohësisht as fshatarëve mysliman/shqiptar, nuk u hyri ferrë në këmbë. Rasti i xhamisë, po të ishte diçka tjetër, do të ishte një armë e fuqishme kundër kishës ortodokse serbe.Kur të kishin parë klerikët e Manastirit të Deçanit, se shqiptarët mysliman po ndërtojnë një përmendore të AntonÇettes , mbase,do të mendonin dhe vepronin ashtu si kishte vepruar ajo familja serbe në një fshat me besimtarë myslimanë.

1 maj 1990 foto
Data historike që e  frikoi   Serbinë- Verrat e Llukës

Pse Anton Çettes ? “Kosova e robëruar, e vrarë e gjunjëzuar, me karvanin e pajtimit të gjaqeve në çdo cep të saj po mbyllte plagën e hakmarrjes midis 1500 familjes të armiqësuara. Ky karvan për disa muaj arriti t’i pajtojë qindra familje. 1 maji te Verrat e Llukës ishte dita më e madhe e pajtimit. 111 gjaqe u falen në mënyrë të organizuar vetëm atë ditë, me falënderim për Anton Çettën e të tjerë të cilën nxitën shembullin e mirë pajtonin gjaqet në emër të rinisë së Kosovës” Don Lush Gjergji ka theksuar me këtë rast se nëse dëshirojmë të jemi afër, të jemi bashkë, kapitulli i pajtimeve të gjaqeve është i domosdoshëm për të medituar për të mësuar, sepse nuk duhet ta harrojmë thënien e vlefshme dhe gjithmonë aktuale: “Pa histori nuk ka ardhmëri”. “Në qoftë se me diçka do të krenohem, është pikërisht kjo ngjarje madhore. Ky popull do të jetoj me shekuj e shekuj dhe mbaj shpresa se kurrë e për dynja nuk do të harrohen Verrat e Llukës”, ka thënë Ramiz Kelmendi, shkrimtar
(Në Deçan kundërshtohet xhamia, banorët i rrënojnë muret e saj ,Në mëngjesin e datës 18 maj 2016, nisën ndërtimet e një xhamie në qendër të fushës së futbollit, në Kodrën e Epërme të Lumbardhit të Komunës së Deçanit, në afërsi të vendit ku është ndërtuar lapidari që i dedikohet aksionit të pajtimit të gjaqeve. )
E  falënderova mikun me zemër dhe i premtova që kësaj letreje do ti japi publicitet që sa do kudo të mësojmë nga mrekullia ezgjuarsisë së pleqnarëve të cilat kanë qenë këshilltarët më të mire të një populli të ndrydhur me shekuj , ashtu siç ishim ne.

Fahri Xharra,12.08.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch