Home » Lajme » Levante mposhti Real Madridin

Levante mposhti Real Madridin

Futbollistët e Real Madrid kanë përjetuar humbjen e papritur nga Levante me rezultatin e ngushtë 1:0. 

Mediat spanjolle janë të befasuara dhe se kanë komentuar se nuk dihen arsyet se përse lojtarët e klubit mbretëror kanë treguar lojë të dobët kundër Levantes, e cili që vazhdimisht rrezikon në fundin e tabelës së La Liga.

Real në disa raste ka rrezikuar portën e Levantes, mirëpo ekipi pësoi goditje në pjesën e parë me largimin e mesfushorit Sami Khedira nga fusha pas kartonit të kuq që mori në minutën e 40.

Sulmuesi i bregut të Fildishtë Kone shënoi golin e fitores në minutën e 68, ndërsa pas kësaj Real u mundua përmes disa sulmeve, por gjasat rezultuan të kota dhe pa gol. Kjo vlerësohet si një goditje për Mourinhon dhe ekipin, i cili në këtë kampionat ka hyrë me paralajmërime të mëdha. (INA)

REZULTATET DHE RADHITJA: 
Hetafe – Rajo Valjekano 0:1
(Miçu 4)
Saragosa – Espanjol 2:1
(Luis Garsija 29, 90 – Lopez 71)
Atletiko Madrid – Rasing Santander 4:0
(Falkao 23, 36p, 55, Adrijan 78)
Levante – Real 1:0
(Kone 68)
Atletik Bilbao – Betis 22h
Granada – Villareal 1:0
Majorka – Malaga 0:1
Hihon – Valencia 0:1
Barselona – Osasuna 8:0
Sevilla – Real Sosiedad 1:0
Tabela: Valencia 9 pikë, Barcelona 7, Sevilla 7, Real Madrid 6, Malaga 6, Betis 6, Rajo Valjekano 5, Levante 5, Saragosa 4, Atletiko Madrid 4, Real Sosiedad 4, Osasuna 4, Espanjol 3, Majorka 3, Granada 3, Atletik Bilbao 1, Rasing 1, Hetafe 1,Villareal 1, Sporting Hihon 0

At a high school in the bronx, pbs newshour and learningmatters cover a very unusual project that brings the experiences of iraqi refugees closer to home www.order-essay-online.net/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch