Home » Lajme » Lëvizja e Progresit Demokratik: PËRGËZIME ME RASTIN E LIRIMIT NGA BURGU

Lëvizja e Progresit Demokratik: PËRGËZIME ME RASTIN E LIRIMIT NGA BURGU

Lëvizja e Progresit Demokratik                                                 

 

Rr. e Kosovës, nr.54

17520 Bujanoc

Data: 26.05.2011

Kumtesë

PËRGËZIME ME RASTIN E LIRIMIT NGA BURGU

TË KOMANDANTIT SHEFEKET MUSLIU

Lëvizja e Progresit Demokratik, me gëzim e ka pritur lajmin e mirë për lirimin nga burgu i Dubravës të Komandantit suprem të forcave të armatosura të ish UÇPMB-së Shefket Musliu.

Në ditën kur po mbahej akademia përkujtimore kushtuar Ditëve të Komandant LLeshit, u lirua nga burgu komandanti, i cili vuante dënimin e padrejtë të  shqiptuar nga një trup gjykues ndërkombëtar (UNMIK), për shkak të akuzave absurde të  ngritura nga Serbia. Gjykata e UNMIK-ut e dënoi komandantin Shefket Musliu me 13 vjet heqje lirie, ndërkaq vitin e kaluar në një rigjykim atij i “zvogëlohet” dënimi, nga 13 në 10 vjet.

 Lirimi i komandantit nga burgu është mirëpritur nga shqiptarët jo vetëm në rajonin e Luginës së Preshevës, por edhe më gjerë.

  Lëvizja e Progresit Demokratik, lirimin e ish komandantit Shefket Musliu, e vlerëson si një akt të lartë të fitores së drejtësisë jo vetëm ndaj komandantit, por edhe ndaj ushtrisë së tij, e cila i dha emër këtij rajoni, duke sjellur edhe Marrëveshjen Paqësore të Konçulit.

.NGA KRYESIA E LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

_________

________

 

 

 

You should be working with students on these bustling over here topics throughout their education

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch