Lëvizja e Progresit Demokratik
Rr. e Kosovës, nr.54
17520 Bujanoc
Data: 13.02.2012
Telegram ngushëllimi
PIKËLLIM DHE KEQARDHJE PЁR TRAGJEDINË E FAMILJES REKA
Lëvizja e Progresit Demokratik, shpreh dhimbjen e thellë shpirtërore për tragjedinë e ndodhur në Restelicë të Dragashit, ku si pasojë e një orteku të madh të borës humbën jetën 10 banorë të këtij fshati.
LPD, ndjejnë pikëllim dhe keqardhje tё madhe pёr kёtё rast fatal dhe i shpreh ngushёllime familjarëve tё viktimave, banorëve të Restelicës dhe Qeverisë së Kosovës.
LPD fton institucionet e Kosovës të solidarizohen e të qëndrojnë të bashkuar në këto momente të vështira me banorët e Restelicës të Dragashit.
Tragjedia natyrore e familjes Reka, ka prekur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët këtë lajm të kobshëm e kanë pritur me hidhërim dhe pikëllim të madh, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të LPD-së drejtuar familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Kosovës.
Nga kryesia e LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar