Home » Lajme » LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE: MË NË FUND U LEJUA TË VIZITOHET AGUSH MEMISHI

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE: MË NË FUND U LEJUA TË VIZITOHET AGUSH MEMISHI

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan_rexhepi@live.com

Preshevë

MË NË FUND U LEJUA TË VIZITOHET AGUSH MEMISHI

Delegacioni i Komunës së Preshevës,
i përbërë nga Orhan Rexhepi, Nën-Kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës,
njëherit edhe Kryetar i LKSH-së dhe nga Sekretari i po këtij Kuvendi Naser
Pajaziti, pas tentimit të katërt vizitoi sot në burgun qendror të Beogradit vetëm
Agush Memishin, sepse i njejti nuk u lejua të vizitohet në datën 08. 7. 2011,
kur edhe u vizituan tre të burgosurit tjerë.

Orhan Rexhepi, pos kërkesës së 8 Korrikut insistoi edhe me dy
kërkesa tjera, dhe kurë edhe vetë Agushi
e bëri një kërkesë të tillë brënda nga burgu, Kryetarja e Trupit Gjykues
Snezhana Nikoliq Garotiq, në fund e lejoi këtë vizitë.

U bisedua për shpresën e madhe për lirim të shpejtë, pas
Dokument-dëshmisë së EULEX-it, e së fundi edhe pas prononcimit të Komisioneres
së Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Navi Pillay rreth gjykimit të
tyre.

Gjatë kësaj vizite gjysmëorëshe u vërejtë qartë vendosmëria
e Agush Memishit, mu ashtu siç kishte qenë që nga dita e parë e Gjykimit, për
tu përballur me gjithë këtë proces të montuar politik nga ana e Qeverisë Serbe.

Siç dihet, nëntë djemt Shqipatrë të Preshevës u akuzuan për
“krime lufte” ndaj Serbëve dhe pastaj, në datën 21. 01. 2011, u dënuan me 101
vjet burg, të gjithë së bashku.

28. 7. 2011

Preshev-Beograd

INFO-LKSH

You’ll see that it’s quite different from today’s inquiry-based and student-centered learning www.homework-writer.com/ classrooms

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch