Home » Lajme, LKSH, Vendore » Lëvizja Kombëtare Shqiptare: PËRSE NUK U MBAJT TUBIMI PARAZGJEDHOR NË ZHUNICË

Lëvizja Kombëtare Shqiptare: PËRSE NUK U MBAJT TUBIMI PARAZGJEDHOR NË ZHUNICË

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan.rexhepi@live.com

Preshevë

PËRSE NUK U MBAJT

TUBIMI PARAZGJEDHOR NË ZHUNICË
Lëvizja Kombëtare Shqiptare, si edhe subjektet tjera politike në Komunën e Preshevë, me kohë i kishte paraparë tubimet parazgjedhore për zgjedhjet e 6 Majit 2012 nëpër bashkësitë lokale të komunës sonë, njashtu edhe për fshatin Zhunicë, i cili është fshati edhe ku jeton Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, por ky tubim në këtë fshat nuk u mbajt nga shkaku i kërcënimeve të dy dytëve rresht që i ishin bërë simpatizantëve të LKSH-së, hiq më pak se nga vetë kreu i Ndërrmarrjes së Pijeve FLUIDI, Selajdin Mustafa, ose ndryshe siq e njeh opinioni HAXHI ÇOLLAKU. Ai edhe vetë qëndroi para shkollës fillore të fshatit në kohën e paraparë për mbajtjen e tubimit, prandaj disa nga simpatizantët e LKSH-së të cilit kishin ardhur për në tubim, nga arsyeja për të mos ndodhur diçka e paparaparë u detyruan të largohen dhe TUBIMI NUK U MBAJT.

 

E gjitha kjo, si pasojë e qëndrimit të drejtë të LKSH-së karshi PDSH-së në kompanjën parazgjedhore.

O1. 5. 2012

Preshevë

LKSH

Orhan Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch