Home » Lajme » Lëvizja për Bashkim – Jabllanoviqi iku, por problemi i vërtetë mbetet

Lëvizja për Bashkim – Jabllanoviqi iku, por problemi i vërtetë mbetet

Lvizja_per_BashkimPas deklaratave me tone fashiste të ministrit nga Lista Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa e deklaroi shkarkimin e tij.

Lëvizja për Bashkim e mbështet këtë akt të Kryeministrit, megjithëse konsideron se është veprim shumë i vonuar. Gjithashtu, konsiderojmë se ky shkarkim është vetëm marrje me pasojën, por jo edhe me shkaktarin e problemit. Problemi kryesor është Kushtetuta e vendit, e cila minoritetit serb në Kosovë i jep fuqi të jashtëzakonshme juridike, me keqpërdorimin e së cilës ata vazhdimisht po e bëjnë jofunksional shtetin e Kosovës.

Prandaj, ne insistojmë fuqishëm se vetëm një ndryshim thelbësor i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku minoriteteve do t’u hiqeshin këto privilegje bllokuese ndaj shumicës, do t’i eliminonte problemet e tilla dhe do ta vendoste shtetin në binarët e funksionimit normal.

LËVIZJA PËR BASHKIM

Prishtinë
3.2.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress