Home » Lajme » Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”: Bashkë me protestuesit në Preshevë

Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”: Bashkë me protestuesit në Preshevë

Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi” në Bujanoc duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve të Luginës dhe nevojave familjare për të lëvizur lirshëm në drejtim të Kosovës, mbështet protestën e paralajmëruar nga “Lëvizja e Re” në Preshevë.

 

Policat e larta të sigurimit të automjeteve që kanë vendosur autoritetet e Kosovës janë të papërballueshme për qytetarin e Luginës, andaj duhet ushtruar gjithë autoriteti politik i rajonit tonë tek qeveria e Kosovës dhe sa më shpejt të jetë e mundur të hiqen këto bllokada që po na bëhen, thuhet në një njoftim të LKI “Guri i Zi”.

 

Njëkohësisht LKI fton qytetarët që në protestën e ditës së nesërme në Muçibabë të Preshevës duke filluar nga ora 14:00 të marrë pjesë në mënyrë masovike dhe të kontribuojë në sensibilizimin e kësaj çështje të rëndësishme për popullatën shqiptare të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch