Home » Lajme » Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”: KU U TRETËN VOTAT E MALËSISË SË BUJANOCIT?!

Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”: KU U TRETËN VOTAT E MALËSISË SË BUJANOCIT?!

Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”

 

Reagim

 

KU U TRETËN VOTAT E MALËSISË SË BUJANOCIT?!

 

 

Këtyre ditëve, Komisioni Zgjedhor i Komunës së Bujanocit, ka aprovuar Vendimin mbi ndarjen e mandateve kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit komunal të Bujanocit, në zgjedhjet e mbajtura, më 6 maj 2012.

Nga katër listat zgjedhore të subjekteve politike shqiptare, nga 30 këshilltarët sa kanë fituar shqiptarët, vetëm një mandate i është ndarë Malësisë së Buajnocit edhe ate nga Partia Demokratike, e cila në përbërjen e re të Kuvendit nga subjekti i tij ka ndarë një ulëse për votuesit e fshatit Breznicë, ndërsa njësitë tjera zgjedhore: Muhoci, Qarri e Zarbica ngelën pa këshilltarë komunalë.

Gjatë tri palë zgjedhje sa janë organizuar që nga 2002-ta Malësia e Bujnocit gjithmonë i ka pasur nga tre këshilltarë, për dallim nga zgjedhjet e mëparshme votuesit shqiptarë ngelën vetëm me një mandat.

Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”, ka siguruar në mënyrë tabelare nga sa vota kanë siguruar partitë politike shqiptare e sa mandate janë ndarë për këshilltarët e rinj komunalë.

PVD në Breznicë ka grumbulluar 153 vota, në Muhoc 134, në Qarr 14 e në Zarbicë 331, ndërsa LPD në Breznicë  19 vota, në Muhoc 55,  në Qarr 1 enë Zarbicë 270, në vazhdim PD-ja në Breznicë ka grumbulluar 396 vota, në Muhoc 170, në Qarr 40 e në Zarbicë 254.si dhe UDSH në Breznicë 3 vota, në Muhoc 17,  në Qarr 17, e në Zarbicë 296 vota. Veç e veç subjektet politike kanë fituar: PVD 632 vota, LPD 345 vota, PD 860 vota dhe UDSH 333 vota.

Nga një llogari e përgjithshme del se në këto zgjedhje të katër partitë së bashku kanë grumbulluar gjithsej 2170 vota. E nga kjo statistikë rezultatet na tregojnë se Malësisë së Buajnocit i kanë takuar 5 mandate e jo vetëm 1.

 

Grupimi  i qytetarëve dr. Stojanca Arsiq me 2085 vota i ka fituar 5 kshilltar, Udsh me 1379 vota i ka fituar  3 keshilltarë.

 

Këto të dhëna janë siguruar në bazë të nenit 43, të ligjit mbi zgjedhjet lokale “Gazeta zyrtare e RS, nr. 129-07, 36/10- Vendimi i KS dhe 54/11, Komisioni zgjedhor i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur, më 23.05.2012.

Të njëjtat burime nga konfirmojnë se zona të tëra shqiptare kanë ngelur pa këshilltarë si: Dobrosini, Muhoci, Zarbica, Maltërnoci, ndërsa pa logjikë janë favorizuar Nesalca me 3 këshilltarë, Letovica me 2 e Tërnoci me 11 këshilltarë.

Nëse thuhet se këshilltarët janë ata të zgjedhurit e popullit, të cilët problemet e qytetarëve i paraqesin në Kuvend, atëherë kush do t’i qaj hallet e zonave shqiptare që kanë mbetur pa përfaqësuesit e tyre legjitimë?!

Subjektet politike shqiptare të Komunës së Bujanocit edhe një herë e shkelën votën e banorëve të Malësisë, e cila më shumë se çdo kënd i kësaj komune ka mbetur e lënë shkret pa përkujdesje materiale e njerëzore.

Gjatë fushatës parazgjedhore Shoqata “Vatra” dhe “Guri i Zi”, patën dalë me apele të ndryshme për dalje masive në zgjedhje dhe në emër të unitetit shqiptar të fitojnë shqiptarët e  Komunën së Bujanoci, e jo lokalitete të caktuara për interesash partiake.

Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”, kërkon nga spektri politik shqiptar i Komunës së Bujanocit të deklarohen publikisht për këtë skandal të ushtruar ndaj votës së lirë të qytetarëve shqiptarë të Malësisë së Bujanocit.

 

 

 

Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi”

Fatmir Sopi – kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch