Home » Lajme, Vatra, Vendore » Lëvizja Qytetare “Vatra” ka proceduar kërkesë për ndryshimin e ligjit për shtetësi tek Ministria e Punëve të Brendshme.

Lëvizja Qytetare “Vatra” ka proceduar kërkesë për ndryshimin e ligjit për shtetësi tek Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë takimit me zv.Kryeministrin Bexhet Pacolli dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme, “Vatra” ngriti dje kërkesën për përmirësimin e ligjit për shtetësi.

Ligj ky i cili është diskriminues për shqiptarë e dëbuar gjatë luftés së fundit në Kosovë.

Lëvizja Qytetare “Vatra” dhe deputeti popullorë nga parlamenti i Sërbisë z. Fatmir Hasani u pajtuan që bashkërisht të marrin obligimet e mé tutjeshme të cilat kanë të bëjnë me ndryshimin e ligjit për shtetësi.

Ne do të vazhdojmë takimet dhe aktivitetet e përbashkëta me Ministrin e Punëve të Brendshme, deputetin z.Hasanin dhe të gjitha instancat relevante derisa të pajisen të gjithë shqiptarët e dëbuar nga sërbia në gjendje lufte, të cilët padrejtësisht tasht e 18 vite vazhdojnë të mbeten pa identitet në Kosovë, dhe me pasivizim të identitetit në Sërbi.

Zëdhënës Fikri Mehmeti
Lëvizja Qytetare “Vatra”
Gjilan, 19.09.2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch