Home » Lajme » LËVIZJA VATRA, DEGA NË FUSHË KOSOVË – TË ZBATOHET RECIPROCITETI NË ARSIM DHE KULTURË EDHE PËR SHQIPTARËT E LUGINËS, SIKUR PËR SERBËT E KOSOVËS

LËVIZJA VATRA, DEGA NË FUSHË KOSOVË – TË ZBATOHET RECIPROCITETI NË ARSIM DHE KULTURË EDHE PËR SHQIPTARËT E LUGINËS, SIKUR PËR SERBËT E KOSOVËS

Vatra logo - 1Lëvizja “Vatra”, dega në Fushë Kosovë mbështet protestat e nxënësve dhe mësuesve të Luginës ë Preshevës për bojkotim të mësimit nëpër shkollat e tyre në shenjë proteste që pushteti i Beogradit nuk po i lejon tekstet shkollore të dhuruara nga Republika e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Këto tekste janë donacion i dhuruar nga Republika e Kosovës në vlerë prej 103 mijë euro për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe po mbahen pa nevojë nga Ministria e Arsimit të Serbisë në terminalin doganor të Bujanocit edhe përkundër përpjekjeje të faktorit politik të Luginës dhe atij ndërkombëtar që kjo çështje të përfundojë sa më parë dhe me marrëveshje.
Lëvizja “Vatra”Dega ne Fushë Kosovë konsideron se pa marrë parasysh disa probleme më shumë të natyrës përmbajtjesore të këtyre teksteve, më mirë është të mësohet me këto libra, se sa me ato të vjetrat të cilat nuk kishin edhe ndonjë përmbajtje të duhur dhe cilësore.
Lëvizja “Vatra” thekson se pas shpalljes së Asociacionit të Luginës së Preshevës faktori politik i saj duhet menjëherë të vë në zbatim edhe ligjërisht reciprocitetin në arsim dhe kulturë me Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë.
Arsimi dhe kultura në gjuhën amtare edhe sipas Kushtetutës së këtij shteti është i garantuar, andaj çdo ndalesë apo pengesë në këtë drejtim do të ishte një shkelje e rëndë e të drejtave individuale dhe kolektive ndaj shqiptarëve të Luginës.
Lëvizja “Vatra”Dega ne Fushë Kosovë rikujton edhe faktorin ndërkombëtar se për një çështje të njëjtë sikur është arsimi dhe kultura të veprohet me dy standarde evropiane nuk është e drejtë. Shqiptarët e Luginës të mos kenë të drejtë të mësojnë me planet dhe programet e tyre, në këtë rast me planet Republikës së Kosovës, apo edhe të Shqipërisë, ndërsa në anën tjetër të lejohet që pakica serbe në Kosovë të mësoj me planet dhe programet serbe dhe pa u penguar nga askush, por edhe i financuar nga Serbia. Kjo çështje duhet të bisedohet ndërmjet liderëve të Luginës, Prishtinës dhe Beogradit, por dhe faktorit ndërkombëtar në Bruksel në mënyrë që të gjendet zgjidhje e duhur dhe e drejtë për shqiptarët e Luginës.
Më 27 shtator 2015
Kryetari i Degës së Lëvizjes “Vatra” në Fushë Kosovë
Fehmi Ramadani

Fehmi Ramadani - 2

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch