Home » Lajme, Politikë » Levizja Vatra – Edita nuk po i përmend qytetarët e Luginës

Levizja Vatra – Edita nuk po i përmend qytetarët e Luginës

vatra-logoSi rezultat i një dialogu të brisht Beograd-Prishtinë, I cili doli të jetë i tillë nga joprofesionalizmi i ministres Edita Tahiri, e cila nuk diti të dialogoj e as nuk pyeti dikë si dialogohet ose u këshillua me persona të gabuar ku tani e një kohë të gjatë kemi një dialog ku perfiton vetëm pala sërbe dhe ajo bënë koncesione ne dëm të faktorit shqiptarë brenda kufinjëve të republikës së Kosovës por edhe jashtë saj.

tubimi-i-vatres-18-dhjetor-2016Znj. Edita Tahiri tash e sa vite negocion me sërbinë dhe si është e mundur që kurr nuk përmendi as edhe njëherë qështjen e pa zgjidhur të shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc,Preshevë e Medvegjë, në bisedimet Prishtinë-Beograd. Qeveria sërbe për sërbët që jetojnë në Kosovë negocion dhe hap kushte të reja në favor të tyre. Ne i kemi kujtuar dhe i kujtojm Editës se mbi 90 % e Shqiptarëve në luginë vazhdojn të mbeten të papunësuar dhe 3 komunat me shumicë Shqiptare janë më të pazhvilluarat në europë. Marrëveshjet që i nënshkruat për Arsim nuk u zbatuan dhe për 7 vite u nostrifikuan vetëm 7 diploma. Qeveria sërbe përveç që nuk investon në zhvillimin ekonomik, i pengon shqiptarët të zhvillohen edhe në sistemin arsimor duke mos i njohur diplomat dhe duke mos lejuar mësimin me libra Shqip. E për një Universitet Shqiptar në sërbi, as që mund të imagjinohet. Edhe pse asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për të drejtat e Shqiptarëve në luginë, zonja Edita Tahiri vazhdon të mos pranojë takime me përfaqësuesit politik të Shqiptarëve nga Lugina. Ne si lëvizje kemi derguar disa kërkesa për takime dhe nuk jemi pranuar asnjëherë. Deri kur do të vazhdoni kështu?

Zëdhënës: Fikri Mehmeti
Lëvizja Qytetare Vatra – Gjilan

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch