Home » Lajme, Vendore » Lëvizja “Vatra” kërkon fond të përhershëm për Luginën

Lëvizja “Vatra” kërkon fond të përhershëm për Luginën

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ka nevojë për përkrahje nga vëllezërit e vet, dhe si duket Qeveritë e dy shteteve Shqiptare kanë vendosur më në fund të bëjnë diçka për këto troje, që kënë mbetur padrejtësisht nënë  administrimin e Serbisë.

 

Derisa Shteti Serb ndanë me qindra miliona, për të financuar struktura paralele në Kosovë, atëherë pse shqipaterët nuk mundohen që në mënyrë të rregullt (të përhershme) të ndimojnë në zhvillimin e vëllezërve të tyre, të pushtuar nga Serbia.

Ky fond nëse,krijohet, do të duhet të ishte i përhershme dhe jo Ad-hok , pasi që kjo pjesë e Kosovës ka nevojë imediate për zhvillimin e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj.

 

Ndërsa për kthimin e serbëve, (madje edhe të atyre që kanë bërë krime) ndimuan Kosova, Serbia, Bashkimi Evropian etj, ndërsa me kthimin e shqiptarëve nga Malësia e Bujanocit, Karadaku i Preshevës e Medvegja nuk u morr askush gjerë tani, edhe pse dihet se kjo popullatë u përzu me dhune duke ju djegur edhe shtëpitë.

Kërkojmë nga dy Qeveritë ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, të formojnë një fond special, për kthimin e qytetarëve të dëbuar nga  Kosova Lindore  në Shtëpitë e tyre.

 

 

Më 10.01.2014                                                                                       Me Nderime Zyra për Informim e Lëvizjes ”Vatra”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch