Home » Lajme, Vendore » Lëvizja Vatra – Njoftim

Lëvizja Vatra – Njoftim

Njoftim

Kryetari i ,,Lëvizjes Vatra” Sejdulla Kadriu me anëtarë tjerë të Kryesisë, sot në lokalet e “Lëvizjes Vatra”, zhvilloi takim urimi me një grup të kryesisë së degës së AAK-së të udhëhequr nga kryetari Rexhep Kadriu. Me këtë rast Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, dhe anëtarët tjerë, uruan kryetarin  Sejdulla Kadriun, gjithë kryesine dhe anëtarët e Vatrës për fillimin e punës si subjekt politik, duke dëshiruar që në këtë garë të dalin me sa më shumë këshilltar komunal, në mënyrë që të bëhen ndryshmeve pozitive në komunën e  Gjilanit pas 3 nëntorit 2013, si dhe të krijohen mundësi më të mëdha për bashkëpunimin dhe sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve të  Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

 

Gjilan 15. 08. 2013

                         Zyra për  Informim

                            __________________

                                                                               Ismet Tafili

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch