Home » Lajme, Vendore » Lëvizja Vatra – Njoftim

Lëvizja Vatra – Njoftim

Njoftim

Lëvizja “Vatra”,  ka gati listën e kandidatëve që do të garojnë për Asamblenë Komunale në Gjilan, e cila listë është dërguar  2 javë më parë në KQZ.

Lista përbëhet prej 38 kandidatëve që do të garojnë për vendet e anëtarëve të ri në Kuvendin e  komunës së Gjilanit, që do të dal pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Listës zgjedhore i prinë kryetari i Lëvizjes “Vatra”  Sejdullah Kadriu.

Lista e “Vatrës” është një listë gjithëpërfshirëse e përbërë nga profile të ndryshme, e mbi të gjitha është e përbërë nga  kuadro të cilat nuk kanë qenë aktiv në politikën  komunale të Gjilanit.

Gjithashtu të rinjtë e përbëjnë mbi 30% të listës zgjedhore të Lëvizjes Vatra, që është e përbërë nga të rinjtë dhe të rejat nga mosha 20 deri 28 vjeç.

Lëvizja Vatra do të garoj edhe me kandidat për kryetar komune të Gjilanit, e që në ditët në vijim do të bëhet prezantimi i kandidatit  tonë për kryetar.

Me Respekt zyra për Informim

Kushtrim Kadriu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch