Home » Politikë » Lëvizja Vatra takon banorët e lagjës Dheu i Bardhë në Gjilan

Lëvizja Vatra takon banorët e lagjës Dheu i Bardhë në Gjilan

Kandidati për Kryetar  të Gjilnit  nga  Lëvizja Vatra Sejdulla Kadriu dhe Kandidatja për këshillëtare Komunale e kësaj Lagje Merita Sejdiu vizitojnë  Rr “Agim Rashiti”  në Gjilan.

Banorët e kësaj lagje  e informuan Z. Kadriun  me brengat e tyre shqetësimet. Pengesë  kryesore  ishte    mos asfaltimi  i  rrugës dhe ndricimi  publik,  spse sic shprehen banorët  e kësaj rruge, këtu  ka banor me aftësi  të kufizuar,  e  kjo e vështirëson  në masë lëvizjen e tij dhe të familjarëve të tij.

Kryetari  z. Kadriu  u zotua  që me qeverisjen e Vatrës  rrugët, ujësellësi, dhe ndricimi  publik  është obligim  e jo privilegj  i ndokujt, spse  ato janë të domosdoshme për një jetë normale të qytetarëve.

Gjithashtu, Kryetari  me bashkpunëtorë vizitoi edhe Qendrën Tregëtare ,,Drini Market“ ku është informuar se pas heqjes së taksës para ca ditësh, këtu ka filluar të shtohen lëvizjet nga Bujanoci, por jo në atë masë sa kemi pritur, ngase  pas një kohe të gjatë qytetarët janë drejtuar në tregjet tjera si: në Vrajë, Kumanovë e gjetiu.

 

 

Gjilan, më 24.10.2013                                                                  Lëvizja Vatra

Sektori për informim

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch