Home » Lajme, Vendore » Lëvizja”Vatra” – Njoftim

Lëvizja”Vatra” – Njoftim

Vatra foto 16.05.2016Sot, drejtues të Lëvizjes Qytetare “Vatra” në përbërje: Mefail Jonuzi, Kushtrim Kadriu e Naser Xhemaili dhe Abdyrrahim Ademi, zhvilluan një takim me zv. ministrin dhe zyrtarin e ndërlidhjes për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në Qeverinë e Kosovës z.Bajram Gecaj. Gjatë këtij takimi përfaqesuesit e Lëvizjes Qytetare “Vatra” njoftuan z .Gecajn për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e dëbuar nga Kosova Lindore, me theks të veqantë banorët e dëbuar nga ato treva e që jetojnë në Republikën e Kosovës. Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare ”Vatra” kërkuan nga z. Gecaj që kërkesat e tyre dhe të qytetarëve t’i adresojë në instancat më të larta qeveritare të Kosovës. Si kërkesë e veqantë ishte hapja e zyrës për Kosove Lindore në Qeverinë e Kosovës, e cila do të merrej ekskluzivisht me problemet e këtyre banorëve dhe do të ishte një adresë për këta banore në instancat qeveritare.  z Gecaj pranoi inforamcionet nga ” Vatra” dhe njoftoi për detyrën me të cilën merret ai në këtë rol dhe shprehu gadishmërinë për bashkëpunim dhe kooperim në këtë drejtim.

Lëvizja”Vatra”

Zyra për Informim.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch