Home » Lajme, Vendore » Lëvizjes Qytetare VATRA – Njoftim

Lëvizjes Qytetare VATRA – Njoftim

Vatra foto 1Sot gjatë konferencës për media përfaqëusuesit e Lëvizjes Qytetare VATRA, në selinë qendrore, pasyqruan disa dokumente me vlerë historike që dëshmojnë se Bujanoci ka qenë pjesë e Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, Kushtrim Kadriu prezantoi këto dokumente dhe i bëri thirrje instancave ndërkombëtare dhe atyre të Republikës së Kosovës që gjatë procesit të demarkacionit të kufirit me Serbinë, të merren këto dokumente si provë dhe të permirësohet gabimi 50 vjeqarë i ndarjes së këtyre trojeve nga trungu i shtetit amë, Republikës së Kosovës.

Vatra foto 2Kurse kryetarja dhe njëherit koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Gentiana Shabani, elaboroi punën që është duke u bërë në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sfidat që e presin atë në muajt në vazhdim, takimet që janë bërë dhe vuri theksin që Vatra dhe Zyra për Preshevë do të jenë gjithmonë përkrahja dhe zëri i qytetarëve për tu gjetur zgjidhje në problemet shumë vjeçare të tyre.

Kryesia L.Q. VATRA i dha përkrahje të madhe Gentiana Shabanit për punën e saj të deritanishme dhe njoftoi opinionin se nga kjo javë konferencat dhe aktivitetet do të jenë të përjavshme.

Gjilan, 7 maj 2016

ZYRA PËR

INFORMIM E L.Q. “VATRA”

Kushtrim Kadriu

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch