Home » Lajme, Opinione » Leximi i “Ungjillit” sipas Markut

Leximi i “Ungjillit” sipas Markut

Nga Azgan Haklaj

Mark Hoveja (qielli) pejgameri i zhvlerësimit të trupës politike blu 
Nga të katër ungjijtë, njëri mban autorsinë e Markut.Edhe objekti i shkrimit tim është Marku, por jo Marku i librit të shenjtë, por Shen + Sheh Marku blu, një nga pejgamerët e zhvlerësimit të kandidaturave të PD- së të zgjedhjeve të ardhëshme për në Kuvendin e Shqipërisë.E pagëzova kështu si pejgamer të zhvlerësimit, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe zotërinjtë e komisionit në prononcimet e tyre publike kanë përdorur në vijimësi zhargonin fyes për mijëra personalitete të fushave të ndryshme të propozuara nga baza e Partisë Demokratike:”Skualifikim, apo seleksionim” të kandidaturave, thua se po seleksionojnë geshtënjat e prishura në thark, frutat e perimet e kalbura, apo misrat e prishura në koshin e drithit.Menyra se si foli z Mark Marku, për devotshmërinë e komisionit, kriteret gjoja të rrepta të zbatuara në përzgjedhjen apo seleksionimin e kanditaturave, siç kishte deshirën të shprehej ky “Mubash” në studiot televizive  ma kujtoj një malësor fisnik nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), të cilin e thërrisnin Mark Hoveja, pikërisht për shkak të aftësisë së tij të veçantë për parashikimin e motit.Profesor Marku pra,  në bazë të aftësisë së tij për të parashikuar motin, apo klimën politike u bë njëherë deputet i PD- së, si shpërblim për sulmet e vazhdueshme që i bënte partise tonë në një gazetë të përditshme, e pasi e pa se nuk ka shans të dytë për të shkuar tek gazeta shekulli për ta sharë përsëri Partinë Demokratike që e kishte bërë deputet, tek gazeta me e madhe e majtë që sulmonte në mënyrë sistematike opozitën shqiptare u kthye pedagog  në UT në pritje të kthjellimit të motit.sapo erdhi momenti fluturoj për hava e u ul në tavolinën e të “Urtëve” për të zgjedhur deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë.Prononcimi i tij në emisionin e Eni Vasilit në debat me analistet në panel tregoj se ai jo vetëm që nuk kishte haber nga kjo punë por u dekonspirua duke u shprehur se nuk është as anëtar i PD-së.Krejt natyrshëm lind pyetja, këtij njëriu që nuk është as anëtar i PD-së iu ka besuar zgjedhja e kandidatëve, të cilët me kontributin e tyre kanë bërë historinë e PD- së në keto tre dekada?!Nuk është e vështirë ta marrësh vesh punën e të kuptosh prognozën e Markut e të komisionit që e zvlerësoj vetë Marku duke e demontuar publikisht në një nga emisionet më prestigjoze të njërit prej televizioneve më të mëdha në vend.Kibernetika e Shen + Sheh Markut u transkriptua dhe u zberrthye krejt lehtë publikisht.Ai mbeti si guak edhe pse u mundua që me sofizmat e tij për të dalë nga situata nuk ia arriti dot.Edhe kur baza ia rrezon kanditaturat e tyre të preferuara siç ndodhi në Kukës, Has, Tropojë Marku i Hovesë nuk din çfarë të thotë, e le pastaj ta pyesësh për ato të bllokuara me urdhër nga lart nga Ayatollah Ali  Khamenei!Marku në paraqitjen e tij televizive na kujtoj zëdhënësin e fushatës anticovid – 19 Pellumb Pipero, i cili pasi ligjeron rreth dy orë në studio, kur ballafaqohet me ndonjë specialist të mirëfilltë që e gozhdon me argumenta, ai leshon bombën :”Të them të drejtën unë nuk jam specialist Epidemiolog”! Ashtu si Pellumb Pipero i Ramës edhe Pellumbi i Partisë tonë, Mark Hoveja i Khameneit, tregoj se i kishte humbur filli i Arianës.Deshmoj publikisht se nuk ia ka haberin e asaj pune për të cilën u thirr në komisionin e të “Urtëve”.Ai bëri të paditurin, por një gjë e arriti në mënyrë brilante, luajti  si klloun cirku.Mark Hoveja din çdo gjë nga prapaskenat e komisionit që eleminoj me urdhër nga sipër porsonalitete të shquara të Partisë Demokratike.Ai bëri të diturin tek eleminimi i kanditatëve të papëlqyer nga divani blu duke përseritur si somnambul pambarimisht fjalën kriteret, kriteret, por beri sikur nuk di asgjë  për pasojat që do të ketë puna e mbrapshtë e këtij komisioni në rezultatin e zgjedhjeve me përçarjet që ka krijuar.Ai Marku i nderuar i Tropojës, shpirti i të cilit prehet në paqe merrej vetëm me punët e qiellit, borën, shiun, breshërin, erën.Po ky Marku ynë, profesori i letërsisë  ç’punë kishte të merrte përsipër të fusë duart në punët e PD-së, e për më tepër të pranoj  të zgjedhë edhe kandidatët e Partisë Demokratike kur nuk është as anëtar i saj.A e din ky Marku ynë se nesër mban përgjegjësi morale para demokratëve shqiptarë, apo prapë do të sillet si karnsavale.!!!Mos e beso po deshe!Ky është “Ungjilli” sipas Shen+ Sheh Markut.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch