Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare, Rajonale » LIBRI STUDIMOR “ELIOT ENGEL FLET SHQIPTARISHT” VJEN NË 243 VJETORIN E PAVARËSISË SË AMERIKËS

LIBRI STUDIMOR “ELIOT ENGEL FLET SHQIPTARISHT” VJEN NË 243 VJETORIN E PAVARËSISË SË AMERIKËS

Sot, në kuadrin e Festës të 243 Vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në rastin e vizitës me 5 korrik 2019 në Tropojë të kongresmenit amerikan Eliot Engel – kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, “Botimet Tropoja” sjellin për lexuesit librin studimor “Eliot Engel flet Shqiptarisht” të  studiuesit, publicistit e botuesit Ramiz Lushaj.

            Redaktor i këtij libri është Halil Ahmeti në Gjakovë, studiues, publicist e veprimtar, zv/drejtor për Kosovën i Gazetës së Alpeve dhe kryetar i Shoqatës “Drini” Gjakovë-Shkodër (për “Korridorin Adriatik-Alpe”).

Nesër, më 5 korrik 2019, Rruga Nacionale Gjakovë-Tropojë në dyshtetshin shqiptar Kosovë-Shqipëri,  me një ceremoni solemne e festive në Qafë të Morinës, do të pagëzohet me emrin e mikut të shquar të Shqiptarëve “Eliot Engel” e, në kët kuadër, do të ketë dhe veprimtari të ndryshme shtetërore edhe në Qytetin e Alpeve të Bajramcurrit dhe në Valbonën turistike.

Në kopertinën e pasme të librit shohim një thënie të personalitetit shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari – Nderi i Kombit, thënë këto ditë (13.06.2019) në TV 7 në Prishtinë: “Kongresisti Engel më ka thënë se tri qëllimet e jetës së tij janë mbrojtja e Amerikës, Izraelit dhe e Shqiptarëve”.

Recensentë të librit studimor “Eliot Engel flet Shqiptarisht” janë Besmir Semanaj në Malësi të Madhe, Xhevit Hysenaj në Durrës e Ali Daci në Rrozhajë në Malin e Zi.

 Ky libër studimor “Eliot Engel flet Shqiptarisht” vjen si një botim modest me 60 faqe nga Botimet Tropoja, në kuadrin e këtyre ngjarjeve e veprimtarive, vjen si mision, vjen si dëshmi e miqësisë mes Shqipërisë e SHBA, vjen si mirënjohje ndaj Amerikës e të nderuarit Eliot Engel, kongresmen amerikan, mik i madh i Shqiptarëve në SHBA.

                                                        Basri LLESHI    

Shijak, Durrës, 4 gusht 2019

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch