Home » Opinione » Liburnia.Liburnët ,të parët tanë !

Liburnia.Liburnët ,të parët tanë !

Liburnia (shek i I -rë prK)

Se ç`më ra laku në fyt dhe gati ma zuri frymën; gati më ngulfati kur e pashë  të shkruar  që nuk paskemi vazhdimësi nga Ilirët ,se qenkemi të mbirë mbi këtë mijëra vjeqare nga farët e këpurdhave të sjellura nga Azia në një vend që i “kishte” banorët e saj që moti. E ne si ardhacak ,të vendosur si për “gjynaf” në malet dhe bjeshkët e Ilirisë “pritnim” leje që të vazhdonim jetën. “Mirësia e vendasve” si kundërshpërblim për shërbimet që i bënim na mundësoi të behemi ata që jemi. “Duhet të iu dijmë për falemnderim” që na dhanë pak tokë ,pak ujë dhe pak frymë’! A jemi ne në vehte?Pokush e pranon këte? Ne duhet të jemi plotësisht të shitur , plotësisht të pagjak që të alivanosemi nën ndikimin e aromës së joshjës për të mohuar çdo rrënjë t`tonën. Krim ! I madhi Gjergj Fishta kishte për të thëne :

“O Perendi a ndjeve,po  lane pa Histori dhe e  kishte për ta fajësuar Zotin:”E Ti rrin e gjuen me rrfé,lisat n’per male kot ! “ Çudi!

Liburnia!

Si t`a përshkruajmë Liburninë?Po, si një thesar të gjetur  të vlerave unike të përzierjës së trashëgimisë natyrore ,kulturore dhe historike . Liburnia ,shkruajnë kroatët është një simfoni e pamjeve dhe e zërave nga aroma e shijeve dhe  e kultit. Primorja dhe Gorski Kotari ( Kroacia e sotit) shtrihen mbi ate që dikur ishte pjesa perëndimore e asaj bote antike dhe  mistike, e thurrur si pëlhurat në veqet e lashtësisë; nëpër thellësinë  e hapësirës dhe kohës. Bota e natyrës , me llojllojshmërinë e saj ishte e e bekuar nga Zoti. Valët specifike të habitatit të Alpeve  Dinarike dhe ngrohtësia e Adriatikut , e bëjnë reliefin që të zgjonë krenarinë e një toke të trashëguar.

E kujt ishte ajo tokë?

Pozita gjeografike e kësaj pjese të Ilirisë  që e bënte lidhjen më të shkurtër në mes qytetërimeve të Mesdheut dhe asaj të Europës Qendrore ishin të bekuar për një rënje të domosdoshme në lakminë historike. Historia e saj është aq e pasur sa trashëgimia natyrore nga ajo.Në një tokë aq të vogël shekujt e tërë janë përplasur me pushtues dhe mbrojtës ,me luftëra dhe tregëti, dhe famë e kulmim historik ; deri në rënjë në duar të ardhësve që ndërroheshin pa mëshirë.

 

Liburnia në gjegrafinë e lashtë ishte toka e Liburnëve, një tokë përgjatë  Adriatikut verilindor ,në kohët e sotit Kroacia.,kufinjt e të cilit lundronin në zgjerimet  e tij duke e rritur dominimin e Liburnisë në mes të shekujve 11-të -1-rë  dhe duke e krijuar detikracinë( Thalassokracia ) liburnase në Adriatik. Fisi  i kulturuar liburnas u zhnillua në fundin e Kohës së Bronzit ,dhe gjatë kohës së Hekurit në kufinjt e Rashës (Arsia),Zërmanjës(Tedaniusit) dhe Kërkes( Titiusit) duke u përfshirë edhe me ishujt për rreth.

Liburnët (gr. Λιβυρνοί) ishin një fis i lashtë ilir që e banonin tokën e quajtur Liburnia/

 

Shën Pali e ka kaluar një dimër në Apolloni të Fierit,duke shkuar nëpër rrugën Egnatia për në Romë ku atje e ka propaguar Krishterimin ,dhe kjo është letra e Shën Palit drejtuar Romakëve” “Me fuqi të shenjave e të mrekullive dhe me fuqi të Shpirtit Shenjt. Kështu, që prej Jerusalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit” (Rom 15, 19).

(. Grâce à la puissance des miracles et des prodiges, par la puissance de l’Esprit de Dieu, en sorte que, depuis Jérusalem et autour jusqu’en Illyrie, j’ai abondamment répandu l’Évangile de Christ,Rom15, 19)

Ç`janë “Liburnët”? Po, pse kjo pyetje për ata? Nuk janë vetëm anijet luftarake të Liburnëve të cilat u përdorën edhe prej Romakëve. Nuk janë vetëm teknika e ndërtimit të anijeve por edhe njohurit e larta shkencore të Liburnëve për ligjet e fizikës së ujit , ligjet e lundrimit, instrumentat e lundrimit.Kjo ishte mrekullia Liburnase e lundrimit e cila i bëri ata të pavdekshëm. Ata ishin Liburnët Ilir , para ardhësit tanë.

Edhe pse Romakët i quanin Piratët e detit, ata ishin njohësit më të mëdhenj të detit për atë kohë. Porti më i  madh i marinës Luburniane njihet që që nga  shek.V-të prK në Corynthia në pjesën lindore të ishullit Kërk.me shtat dike ,me arsena; detar ,me forifikata nga furi ,i cili port ka funkcionuar deri në shek XVI  psK.Pra mbi 20 shekuj tenikë liburnase.

Liburnët kishin rrepekt të madh për të vdekurit e tyre. dhe varrosëshin rreth  ose ndër vendbanimet  e tyre .Tumulet janë të numërta edhe sot në të gjithë territorin e Liburnisë e posaqërisht në zemrëne e saj ,Nin e Zaton.

 

Historia e ynë e përmbysur , e përvetsuar dhe e mëshefur qëndron ende krenare nën dhe e mbi dhe. Vetëm prej nesh duhet që ta duam dhe ta kërkojmë, Ajo është aty dhe këtu ,por asaj duhet t`ia japim gjuhën që të flet shqip.

 

Fahri Xharra

21.03.13 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch