Home » Lajme, Ndërkombëtare » Liderët e Ballkanit mbajnë një takim të veçantë në kuadër të Forumit të Davosit

Liderët e Ballkanit mbajnë një takim të veçantë në kuadër të Forumit të Davosit

Siç merr vesh albinfo.ch, ditën e premte, më 26 janar, nga ora 11 e 30 deri në orën 12 30, në kuadrin e Forumit do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit. Tema e takimit do të jetë “Përshpejtimi i zhvillimeve afatgjata në Balllkanin Perëndimor”.

Në Forumin Ekonomik të Davosit (WEF), i cili mbahet nga 22 deri më 26 janar, nën moton “Të krijohet një ardhmëri e përbashkët në një botë të përçarë” marrin pjesë rreth 3000 veta. Prej tyre, 70 do të jenë kryeministra ose shefa shtetesh ndërsa pjesëmarrja e të gjithëve kësaj here mbetet nën hijen e pranisë së presidentit amerikan, Donald Trump, ardhja e të cilit është paralajmëruar rreth një javë më parë. Ai do ta mbajë fjalën përmbyllëse, më 26 janar.

Emra tjerë prominentë të pjesëmarrësve në WEF 2018 janë: presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri i Italisë, kryeministri i Kanadaseë, Justin Trudeau, Paolo Gentiloni etj.

Një mungesë e madhe ndërkaq është mos pjesëmarrja, për herë të dytë me radhë, e gruas më të fuqishme të politikës botërore, kancelares gjermane, Angela Merkel.

Por, në sfondin e kësaj pjesëmarrjeje të një niveli kaq të lartë botëror, për publikun shqiptar dhe ballkanik ka peshë edhe një lajm tjetër. Siç merr vesh albinfo.ch nga një burim dioplomatik, në WEF marrin pjesë kryeministrat ose presidentët e pothuaj të gjitha shteteve të Ballkanit. Kështu, nga Shqipëria, në Davos do të jenë kryeministri Edi Rama dhe ministri i punëve të jashtme, Ditmir Bushati. Nga Kosova, pjesëmarrës do të jetë vetëm presidenti i vendit, Hashim Thaçi ndërsa po ashtu në Davos do të jetë edhe homologu i tij serb, Aleksandar Vučić. Ky i fundit do të shoqërohet edhe nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic.

Pjesëmarrje të nivelit të lartë në WEF ka paralajmëruar edhe Maqedonia. Nga ky vend në Zvicër do të vijë kryeministri i vendit, Zoran Zaev, i shoqëruar nga shefi i diplomacisë, Nikola Dimitrov. Nga Mali i Zi në Davos do të jenë kryeministri, Duško Marković dhe ministri për çështje të Evropës, Andrija Pejović.

Pjesëmarrja kaq e madhe e krerëve të shteteve të Ballkanit do të rezultojë edhe me një takim të rëndësishëm, ndonëse joformal për rajonin që do të mbahet në këtë kuadër

Kështu, siç merr vesh albinfo.ch nga një burim diplomatik, ditën e premte, më 26 janar, nga ora 11 e 30 deri në orën 12 30, në kuadrin e Forumit do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit.

Tema e takimit do të jetë “Përshpejtimi i zhvillimeve afatfgjata në Balllkanin Perëndimor”. Me fjalë tjera, mes krerëve të pranishëm do të debatohet se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të nxisin bashkëpunimin dhe mbështetjen për të garantuar siguri dhe stabiliitet afatgjat ne rajon.

Sesioni do të jetë i mbyllur për mediet, thotë për albinfo.ch burimi që deshti të mbetet anonim.

Ndryshe, në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit do të jenë po ashtu të pranishëm shefat e shteteve nga vendet ballkanike të cilat tashmë janë pjesë e BE-së, si: Greqia, Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia. Ato do të përfaqësohen nga kryeministrat përkatës.

SHBA do të ketë delegacionin përfundimisht më të madh: ai përbëhet nga plot 780 veta. Pas tij vjen delegacioni i Britanisë së madhe me numër dukshëm më të vogël pjesëmarrësish (266) dhe Zvicra si nikoqire, me 233.

Pjesëmarrja e Donald Trumpit në WEF, përveç se ia rrit peshën konferencës, cilësohet edhe si një sfidë, sidomos për shtetin mikpritës, Zvicrën. Ajo ka bërë mobilizim të lartë të forcave të sigurisë dhe të ushtrisë (rreth 5000 trupa) për të garantuar zhvillimin e qetë të këtij aktiviteti gjigant.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch