Home » Lajme, Vendore » Liderët e Luginës kërkojnë nga Beogradi zbatimin e Platformës politike të vitit 2006

Liderët e Luginës kërkojnë nga Beogradi zbatimin e Platformës politike të vitit 2006

Në bisedimet që pritet të vazhdojnë në mes spektrit politik shqiptarë dhe qeverisë në Beograd , të ndërmjetësuar nga OSBE , liderët e Luginës do të kërkojnë po ato të drejta sa do ti kenë serbët në veri të Kosovës. Por ata mbrëmë në emisionin Studio e Hapur kanë thënë se si bazë do të kenë Platformën e vitit 2006 të miratuar nga tre kuvendet shqiptare.

 

Liderët politik të Luginës së Preshevës mbrëmë në emisionin Studio duke komentuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë , kanë këmbëngulur se edhe Lugina do të angazhohet përfundimisht për arritjen e shkallës së njëjtë të të drejtave për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe sa  ato të drejta që i gëzojnë serbët në Kosovë. Duke i referuar pyetjes së gazetarit Hasan Hasani se çka pas kësaj marrëveshje, ata kanë thënë se në Bisedimet e filluara me ndërmjetësimin e OSBE dhe qeveritarëve Serb , do të marrin me vete edh e15 pikat që i dedikohen serbëve në veri por si bazë do ta kenë  zbatimin e platformës së 14 janarit vitit 2006.

Megjithatë deputeti i VV-së Libur Aliu ka potencuar se nga marrëveshja është bërë normalizim , por përafrim dhe koncesioni në dëm të Kosovës dhe se është pranuar ndarje të Kosovës në baza etnike. Sipas tij qeveria e Kosovës është dash të vë kushte për realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Por në anën tjetër deputeti i LDK Lutfi Haziri ka thënë se të drejtat e serbëve në veri duhet i gëzojnë edhe shqiptarët e Luginës. Por ai nuk heqë dorë nga ideja e bashkimit të Kosovës lindore , pasi sipas tij ajo do të ndodhë gjatë demarkacionit të kufirit .

Liderët politik të Luginës mbrëmë kanë diskutuar marrëveshjen 15 pikëshe , duke shprehur duke komentuar edhe pikën e 14-të e cila pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizmat tjerë ndërkombëtar për veç Bashkimit Evropian. Pas kësaj marrëveshje pritet që të nisin bisedimet mes palës shqiptare e serbe m ndërmjetësimin e zyrës së  OSBE –së në Bujanoc .

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch